Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka përmbyllur fushatën parazgjedhore (video)
Partia për Veprim Demokratik përmbylli fushatën parazgjedhore me një tubim në stadiumin e qytetit në Preshevë.Simpatizues dhe përfaqësues të partisë ishin mbledhur për të shënuar edhe fundin e fushatës parazgjedhore dhe në këtë mënyrë kanë shpalosur programin e ardhshëm politik për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.
"Kjo masë kaq e madhe që ishte në këtë tubim, dëshmoi fuqishëm se qytetarët e komunës së Preshevës do të jenë përkrahës të PVD – së në misionin e saj për SHPËTIMIN e Preshevës në veçanti dhe Luginës në përgjithësi. Ky SHPËTIM i komunës së Preshevës do të jetë i mundur vetëm duke rrethuar numrin 1, Partinë për Veprim Demokratik", u tha gjatë tubimit përmbyllës.