Zukorliq flet për Luginën e Preshevës dhe Kosovën, shqiptarët janë autokton (video)
Muftiu i Sanxhakut Muamer Zurkuliq në një emision në TV Pink 3, duke folur për problemet politike dhe kulturore që po ballafaqohet Sanxhaku, ai njëkohësish ka diskutuar edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe anëtarsimit të Kosovës në UNSCOMuftiu Muamer Zurkoliq tha në emision se Serbia ka probleme dhe konflikte të mëdha kulturore.
“Polici shqiptarë që tregoi humanitet në Preshevë është bërë yll ndërkombëtar, ku të gjitha mediat e kanë transmetuar që polici „Serb“ ndërsa kur polici shqiptarë jep deklaratë në një medium shihet qartë që ai shumë pak e kupton gjuhën serbe, ku djali mundohet ti flas tri fjalë në gjuhën serbe, dhe kjo tregon se është një mesazh i madh konfliktuoz kulturor për ju”, theksoi ai.
Moderatorja duke pyetur Zukurliqin tha pse ata shqiptar që jetojnë në Gjermani po e mësojnë gjuhën gjermane, muftiu iu përgjigj se po ata që jetojnë në gjermani nuk janë autoktonë, ndërsa në Luginë të Preshevës ata janë autokton dhe jetojnë në vend ku është kryesisht me shqiptarë.
Zukurliq me tej shtoi se për derisa ju thoni, polici serb, se Adem Lajqi është futbollisti më i mirë serb i cili nuk ua këndon himnin, andaj ne nuk kemi ndaj jush asnjë detyrim.
Moderatorja ka kërkuar nga muftiu që pas emisioni t’ia tregoj se ku ekziston në hartë Lugina e Preshevës!
Mund të ndiqni videon në gjuhën boshnjake.