Zjarre në Samolicë, njësia zjarrfikëse ruan shtëpitë (foto)
Lokale

Zjarre në Samolicë, njësia zjarrfikëse ruan shtëpitë (foto)

04.Sep.2012 20:38
0
Në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit janë paraqitur zjarre të cilët kanë përfshi një hapësirë të përbërë prej akacieve dhe shkurreve. Zjarret janë raportuar në redaksinë e Titullit rreth orës 19h, ndërsa shërbimi i zjarrfikësve i ka thënë mediumit tonë se një njësi e këtij shërbimi në përbërje prej tre zjarrfikësve është në vend të ngjarjes. “Zjarret janë afër fshatit Samolicë dhe për momentin ato kanë përfshirë një sipërfaqe me akacie (bagrem), shkurre dhe barishte”, tha Cvetkoviq Tomisllav, personi kujdestar në këtë shërbim. Ai shtoi se zjarrfikësit janë duke u kujdesur që zjarri mos të shkojë në drejtim të shtëpive dhe në rast nevoje do të intervenojnë. Për të parë gjendjen e krijuar, nga vendi i ngjarjes, vizitori i faqes sonë ka dërguar fotografit e mëposhtme. Ditëve të fundit rajoni i Luginës është përfshirë nga zjarre të shumta, ku për një numër prej tyre ekzistojnë dyshime të forta për zjarrvënje  të qëllimshme nga qytetarët./Titulli.com/

Kush po e ndihmon përçarjen e shqiptarëve në Luginë ?
Studentët nga Bujanoci e Presheva nënshkruajnë kontratat me Trupin Koordinues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration