Kush po e ndihmon përçarjen e shqiptarëve në Luginë ?
Lokale

Kush po e ndihmon përçarjen e shqiptarëve në Luginë ?

04.Sep.2012 20:56
0
Punësimi, ndarja e orëve në shkolla, marrja e urdhrave nga njëra anë dhe tjetra, në masë të madhe ka përçarë kolektivin në shkollat e Luginës, sa në disa raste për pak sa nuk janë konfrontuar fizikisht. Bazuar në situatën reale që po mbretëron në Luginë, ky vit shkollor nuk ka filluar si duhet. Punësimi i kuadrove në shkolla me urdhra nga drejtues të institucioneve lokale dhe opozitare kanë vënë në siklet drejtorët e shkollave shqipe në Preshevë dhe Bujanoc. Situatë mjaftë  e tensionuar ka mbretëruar gjatë ndarjes së orëve mes kolegëve që janë të punësuar me kontratë të përhershme dhe drejtuesve të shkollave, siç ishte rasti në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc ku për pak sa nuk janë përdorur grushtat. Situatë më e qetë po mbretëron në Preshevë ku drejtorët e institucioneve arsimore janë të emëruar nga pushteti lokal nga i cili edhe marrin “urdhra”, ndërsa në Bujanoc situatë është edhe më e ndërlikuar. Opozita e Bujanocit e cila akuzonte udhëheqësinë komunale për punësim me anë të intervenimeve në shkolla, si duket tani e ka marrë “kontrollin” në këtë fushë, duke i thënë drejtorëve (të cilët i kanë emëruar gjatë kohës që ishin në pozitë) që të jenë të padëgjueshëm ndaj institucioneve lokale dhe të marrin kuadro të cilat propozohen nga opozita si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë. Urdhrat janë të tillë sa që nuk përfillin edhe vendimin e marr të kryetari të komunës së Bujanocit me drejtorët e shkollave, për të mos punësuar kuadro nga komunat si Vranja, Presheva, Kamenica, Gjilani, etj. të cilët sot i kanë zënë vendin kandidatëve që janë nga komuna e Bujanocit. Kush po përfiton nga kjo situatë përveç politikës ? Nuk mbetet me kaq. Listat për të regjistruar studentët e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës në Universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë janë të ndara. Një listë dërgon Këshilli Kombëtar Shqiptarë, kurse një listë tjetër pushteti lokal i Bujanocit dhe Preshevës, thuajse ka shumë studentë që nuk mund të përfshihen në një listë të përbashkët! E gjithë kjo situatë e krijuar në shkolla dhe rreth regjistrimit të studentëve nuk ndihmon shqiptarët, e sidomos në komunën e Bujanocit, ku dita ditës ndarja po bëhet më e madhe./Titulli.com/
“Shkolla që nuk hapë dyert për nxënësit”! (foto)
Zjarre në Samolicë, njësia zjarrfikëse ruan shtëpitë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration