Lokale
Studentët nga Bujanoci e Presheva nënshkruajnë kontratat me Trupin Koordinues
Në zyrat e Trupi Koordinues në Bujanoc sot janë nënshkruar kontratat me 10 studentë që kanë fituar bursat për të studiuar në fakultetet e Novi Sadit, raporton Titulli.
Bursat e studimit janë ndarë në dy kategori, ata të cilët financohen nga buxheti i republikës dhe ata me vet financim, mirëpo të dy grupet do të përfitojnë një shumë mujore prej 45 mijë dinarëve për 9 këste mujore gjatë vitit shkollor.
Studentët e ardhshëm në Universitetin e Novi Sadit që do të financohen nga buxheti republikan janë Milica Stojanovic (Drejtësi), Mergime Hajdari (Filozofi), Stefan ILic (Mjekësi) Stefan Stojanovic (Akademia e Artit dhe Fotografisë), Stefan Mladenovic (Fakulteti Shkencave Teknike), Predrag Stosic (Fakulteti Shkencave Teknike).
Ndërsa ata me vetëfinancim janë GIlena Rexhepi (Filozofi), Vukasin Tosic (Edukatë Fizike), Fehmi Imeri (Ekonomik), Ehad Beciri (Drejtësi).
Bursat e studimit i kanë fituar 21 studentë nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës, të cilët nga tetori I vitit 2012 do të fillojë t’i paguhen këstet mujore të shpenzimeve me vlerë prej 45 mijë dinarëve për vitin akademik 2012/2013./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!