
Zhvillohet tryezë për maturantët në Bujanoc
Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, u realizua tryezën "Përcaktimi i synimeve" tryezë kjo e organizuar ekskluzivisht për maturantët e Luginës së Preshevës.Organizimin e hapi moderatorja Qëndresa Ebibi, e cila përshëndeti të pranishmit dhe para tyre paraqitit agjendën e organizimit.
Kryetari i Organizatës “Shpresa” Nevzad Lutfiu, para të pranishmëve paraqiti arsyet e themelimit dhe misionin e Organizatës”Shpresa”.
“Ne qysh prej ditës kur e zyrtarizuam themelimin e Organizatës ”Shpresa”, e kemi bërë të ditur se ne do të realizojmë aktivitete të ndryshme për të mirën e shoqërisë e sidomos të të rinjve tanë të cilët janë pjesa kryesore e shoqërisë, dhe sot, jo rastësisht po e fillojmë veprimtarin me një organizim kushtuar të rinjve dhe interesave të tyre.
Pastaj, para shumë nxënësve-maturantave ligjeruan dy ligjeruesitë e përcaktuar Mr.Ragmi Destani-teolog dhe Mr.Fatime Fazliu-psikologe dhe inkuadruan edhe të tjerët që ishin prezentë në këtë organizim në bisedë interaktive në mes ligjeruesve dhe nxënësve.