Diplomon gjenerata e parë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Preshevë
Lokale

Diplomon gjenerata e parë në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Preshevë

19.Mar.2016 13:53
0
Në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë, 9 kandidatë mbrojtën temën e diplomës në fakultetin Juridik. Disa nga të diplomuarit kishin mbaruar studimet në Universitetet e rajonit me 180 kredi, ndërsa disa të tjerë me të hapur dega e këtij universiteti, kishin bërë tranfer ku tani ata morën titullin juristë të diplomuar, me 240 kredi.

Përpos kësaj ata tani nuk do të ballafaqohen me problematikën e nostrifikimi, nuk do të kenë brengë se a do të mund ta nostrifikojnë.

Fatbardha Nuhiu asistente në UINP-dega në Preshevë, thekësoi se është një ditë e madhe, jo vetëm për të diplomuarit, por për gjithë Luginën e Preshevës, pasi që iu shtuan edhe 9 juristë profesionalë. 

"Kjo ditë do të mbetet pjesë e historisë së Preshevës, ku për herë të parë po mbrohen tema të diplomës të arsimimit të lartë. Kjo gjë është dashur të ndodh qysh më herët e jo në shekullin XXI. Jam optimiste se kjo vatër e arsimimit të lartë do të mbijetojë gjatë, duke i dhënë mundësin, që gjenerata të tjera të edukohen dhe arsimohen në vendin e tyre", tha Fatbardha Nuhiu.

Mentor Zejnullahu, Jurist i posa-diplomuar për RTV "Presheva", deklaroi se kambaruar studimet në Universitetin e Tetovës, me 180 kredi, ku nuk kam mundur  ta nostrifikoj në Serbi për arsye se nuk ka ligj për të nostrifikuar diplomat me 180 kredi të sistemit të Bolonjës.

"Unë jam i kënaqur, që mu dha mundësia të mbaroj fakultetin me 4 shkallë në prag të shtëpisë. Ndaj, ftoj gjithë rininë, maturantët e Luginës që të regjistrojnë studimet në Universitetin Internacional, tani zgjidhja është në Preshevë", potencoi Zejnullahu./Titulli.com/

Zhvillohet tryezë për maturantët në Bujanoc
Preshevë, gjobë imamit të xhamisë sepse ngriti flamurin shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration