Zgjedhjet parlamentare promovohen zbehtë, Presheva pa fushatë?
Lokale

Zgjedhjet parlamentare promovohen zbehtë, Presheva pa fushatë?

15.Jun.2020 11:44
0

Rreth listës shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare janë bashkuar faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës përveç Partisë Demokratike Shqiptare, shkruan Titulli.com.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj javën e kaluar ishte për një vizitë tre ditore në këtë rajon dhe i dha përkrahje unifikimit të faktorit politik shqiptar dhe pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet parlamentare.

“Theksuam rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës  Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë”, është shprehur Gent Cakaj gjatë vizitës në Preshevë. 

Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor me emrin “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” dhe do të mbajë numrin 16.

Javën që shko fushatë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare është zhvilluar vetëm në komunën e Bujanocit me theks të veçantë nga PVD me strukturat e saja edhe nga Presheva  ndërsa partitë tjera pjesëmarrëse PD dhe LPD nuk është vërejtur një promovim i hapur për listës për zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa në komunën e Preshevës edhe pse “Alternative për Ndryshim”  është pjesë e listës së unifikuar deri më tani nuk mbajtur ndonjë fushatë në çfarë do formë qoftë për zgjedhjet parlamentare por ka publikuar një videoklip me kandidatin e tyre.

Bartës i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” është Shaip Kambri nga radhët e PVD-së ndërsa kandidati me numër 2 është Argjend Bajrami nga APN dhe kandidatët  e mundshëm prej partive tjera pjesëmarrëse.

Më 19 maj në Preshevë përfaqësuesit politik shqiptarë nga PVD, APN, PD, LPD dhe GQ-LR-PDSH në Luginë të Preshevë  kanë nënshkruar marrëveshjen  për pjesëmarrje me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare/Titulli.com/

 

Lista “Unioni Demokratik Shqiptar-Basri Veseli” hap fushën zgjedhore (foto)
Qeveria E Kosovës vendos: Nga 22 qershori hapet kufiri edhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration