Zgjedhjet në Serbi do të monitorohen edhe nga vëzhgues shqiptarë nga Tirana
Lokale

Zgjedhjet në Serbi do të monitorohen edhe nga vëzhgues shqiptarë nga Tirana

02.Apr.2022 08:21
0

Koalicioni për Reforma, Integrime dhe Institucione të Konsoliduara nga Tirana kanë bërë të ditur se në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit në Serbi dhe Hungari prezentë do të jenë edhe vëzhgues shqiptarë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë kjo organizatë me anë të një komunikate për media, duke thënë se janë angazhuar 7 ekspertë ndërkombëtarë në Grupin Drejtues të Misionit, si dhe 10 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit. 

“Dita e Zgjedhjeve do të vëzhgohet nga një trupë prej 200 vëzhguesish ndërkombëtarë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë në grupe të lëvizshme procesin e hapjes së qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qendrave të votimit, si dhe më pas procesin e numërimit të votave dhe atë të transferimit të materialeve zgjedhore”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Duke marrë parasysh kontekstin vendas, ku nuk lejohet që procesi zgjedhor të vëzhgohet nga vëzhgues të pavarur vendorë, roli dhe kontributi i vëzhguesve ndërkombëtarë mbetet i një rëndëssie të veçantë dhe tejet thelbësor”, thuhet më tej në komunikatë.

“Në Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Sërbi, KRIIK kontribuon me një Vëzhguese Afatgjatë, ndërkohë që në Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Hungari KRIIK kontribuon me  Zv/Kryetarin e tij z. Dritan Taulla si Shef të Misionit,  me bashkëpunëtorin e tij, Drejtuesin e Qendrës Rinore Vlorë, z. Elidon Lamani, si Analist i Administratës Zgjedhore dhe Vëzhgues i KQZ-së, si dhe me një Trupë Vëzhguesish Afashkurtër, të përbërë nga 22 aktivistë dhe bashkëpunëtorë të KRIIK”, bëhet e ditur më tutje. 

Beqiri: Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në afat prej 24 orësh kur mbyllen edhe vendvotimet
Myftiu i Kosovës, Tërnava uron besimtarët myslimanë për Ramazan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration