Beqiri: Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në afat prej 24 orësh kur mbyllen edhe vendvotimet
Lokale

Beqiri: Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në afat prej 24 orësh kur mbyllen edhe vendvotimet

01.Apr.2022 07:15
0

Më 3 prill në Serbi mbahet zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Angazhimi i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës është që të ketë sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

Por, si do të kuptohet nëse ndonjë nga kandidatët shqiptarë ka zënë ulësen në Kuvendin e Serbisë?

Për këtë ka folur kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc Fejzi Beqiri.

Beqiri tha në Edicionin Special në Klan Kosova se rezultatet preliminare jepen në afat prej 24 orësh kur mbyllen edhe vendvotimet.

“Ne rezultatet preliminare mund t’i japim në afat prej 24 orësh prej momentit kur mbyllen vendvotimet, ndërsa vendvotimet në Republikën e Serbisë sipas dispozitave ligjore mbyllën në orën 20:00 dhe hapen në ora 7 të mëngjesit”.

“Çdo kryetar i këshillit votues është i obliguar që pranë Komisionit Komunal Zgjedhor në afat prej 12 orëve të sjell materialin zgjedhor për të bërë më pas edhe listën preliminare ose për të dalë me rezultate preliminare”.

Bujanoc: Konkurs për 4 bursa të studentëve, vlera 30 mijë dinarë për muaj
Zgjedhjet në Serbi do të monitorohen edhe nga vëzhgues shqiptarë nga Tirana
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration