Lokale
Fakultetit ekonomik PEP në Preshevë mbaron me sukses edhe këtë viti akademik (foto)
Viti akademik 2013 /2014 ka rezultuar shumë i suksesshëm për fakultetin ekonomik PEP në Preshevë. Këtë e kanë konfirmuar studentë por edhe drejtori e profesorët e këtij fakulteti. Nga fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi PEP deri më tani kanë dalë shumë kuadro të cilët janë punësuar në institucione lokale edhe republikane, pasi ai është i akredituar dhe ka leje pune.
Fakultetit ekonomik PEP në Preshevë, ka mbaruar me sukses vitin akademik 2013 / 2014. Studentët kanë qenë efikas në mbajtjen e ligjëratave, ndërsa tani ata do t’i nënshtrohen edhe provimeve në afatin e qershorit.
[caption id="attachment_123930" align="alignright" width="300"] Goran Kvrgiç[/caption]
Me këtë rast drejtori Goran Kvrgiç ka mbajtur një takim me studentët të cilët i ka përgëzuar për angazhimin e tyre.
Sipas tij Fakulteti ekonomik PEP ka një program të harmonizuar me standardet e BE-së, ku studentët përfitojnë njohuri bashkëkohore nga lëmi i ekonomisë dhe pas mbarimit të studimeve ata janë të gatshëm që gjithçka të realizojnë edhe në praktikë.
“Qëllimi ynë nuk është të japim diploma të pa merituara siç është bërë trend në rajonin tonë, por misioni ynë është ti aftësojmë kuadrot tanë në aspektin profesional. Mendoj se ia kemi arritur misionit tonë , pasi të diplomuarit në PEP tani janë udhëheqës të suksesshëm në shumë ndërmarrje publike dhe private, siç janë administrata komunale, gjykata, arsimi doganat posta e etj.” u shpreh Goran Kvrgiç, drejtor i Fakultetit Ekonomik PEP, raporton Titulli.
[caption id="attachment_123931" align="alignleft" width="300"] Afërdita Ramadani[/caption]
Studentja studimet i kishte filluar në Universitetin juglindor të “Shtulit”, por kostoja e lartë e studimeve por edhe pengesa kufitare me Maqedoninë me leje qëndrimin e kishte detyruar atë që të ndërpresë studimet dhe ti vazhdojë në Fakultetin ekonomik PEP në Preshevë .
Ajo mbeti e mahnitur kur dëgjoi se kolegët e saj menjëherë pas përfundimit të studimeve janë punësuar dhe diplomat e tyre janë pranuar, duke mos iu nënshtruar as nostrifikimit që për studentët tanë mbete peng i studimeve.
Drejtori i fakulteti ekonomik PEP gjithashtu potencon se secili maturantë që planifikon të studioj duhet të ketë parasysh akreditimin e fakultetit, në mënyrë që mos të jenë të zhgënjyer në fund të studimeve kur dihet se shumë fakultete në serbi e rajon për fat të keq punojnë pa leje dhe akreditim.
“Është e dhimbshme kur dëgjon që ka studentë të cilët kanë mbaruar studimet dhe kanë shpenzuar 4 -5 viteve por edhe mjete të shumta materiale dhe në fund diploma e tyre ka mbetur vetëm një letër e pa vlerë”, tha drejtori Goran Kvrgiç.
Edhe prof. doktor Llokman Hebibi njëherit prodekan në USHT, thotë se ky vit ka qenë i suksesshëm.
Fakulteti Ekonomik PEP tani më ka bërë një traditë në vend ndërsa sipas zyrtarëve të saj hidhen poshtë të gjitha spekulimet se aty mund të merret diplomë pa merita, ku vetëm në këtë vit akademik 13 studentë kanë humbur vitin, që është praktikë e rrallë në fakultet private në rajon.
Ndërkaq diploma e PEP ka rikonfirmuar validitetin , pasi shumë studentë që kanë shkuar jashtë vendit iu është njohur diploma. Ndërkaq nga data 6 qershor do të filloje edhe regjistrimi i studentëve të rinj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!