Zemaj premton mbështetje për luftimin e COVID-19 në Bujanoc
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, po qëndron në një vizitë njëditore në Luginë të Preshevës, për të parë situatën epidemiologjike në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare.
Gjatë vizitës në Preshevë, Zemaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmojë shqiptarët në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në përballje me koronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Postimi i plotë i Zemajt:
Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave.
Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19.
Pas pak takime me autoritetet lokale në Preshevë.
Bashkë për shëndetin e njëri- tjetrit!