Zemaj në takim me kryetarin e komunës së Bujanocit: Bashkë të avancojmë shërbimet mjekësore
Lokale

Zemaj në takim me kryetarin e komunës së Bujanocit: Bashkë të avancojmë shërbimet mjekësore

08.Aug.2020 13:24
0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, vizitën e tij në Luginë të Preshevës e ka vazhduar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i cili e njoftoi për menaxhimin me situatën e pandemisë me Covid19. 

“Biseduam për shumë çështje, biseduam për situatën Covid-19 në komuën tonë dhe se bashku më ministriën do të vizitojmë edhe shtëpinë e shëndetit në Bujanoc. Ministri na premtoi se kuadrot shqiptare do t’i nidhmojë sikur edhe vitet e mëparshme”, theksoi Arifi mes tjerash, raporton Titulli.com.

Arifi theksoi se është kënaqësi që një ministër i Shëndetësisë së Kosovës viziton komunën  e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

"Gjithashtu, falemnderova ministrin për angazhimin e tij rreth hapjes së konkursit për specializim për mjekët e Luginës së Preshevës, dhe kërkova nga ministri që kuota për mjekët tanë të jetë sa më e madhe që është e mundshme, e poashtu të jenë specializimet me pagesë", shkroi Arifi.

Ai tha se nga ministri na u premtua që interesimi i tij për Luginë e Preshevës do të vazhdojë dhs se do të pranojnë sa më shumë që të jetë e mundshme specializantë, me qëllimin që pas specializimit të kthehen në vendlindje për të punuar.

Ministri Zemaj tha se u njoftua me vështirësit që po përballet komuna e Bujanocit në fushën e shëndetësisë duke u nisur nga kapacitetet njerëzore, infrastrkturës dhe do të punojnë së bashkue në mënyrë për të avancuar shërbimet mjekësore në këtë komunë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ai y shpreh se qëllimi i kësaj vizite ishte që ta shohë nga afër gjendjen në Luginë, po ashtu të njoftohet se si po menaxhohet situata me COVID-19 dhe se Ministria e Shëndetësisë insiston për kujdes ndaj qytetarëve të jetë i vazhdueshëm.

Kryetari Arifi së bashku me ministrin Zemaj vizituan shtëpinë  e shëndeti në Bujanoc dhe u pritën nga drejtoresha e këtij isntitucioni dhe personel tjetër mjekësorë./Titulli.com/

Zemaj nga Bujanoci: Do të këmbënguli që shqiptarëve t’u ofrohen shërbimet mjekësore (video)
​Zemaj premton mbështetje për luftimin e COVID-19 në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration