Zaev dhe Bërnabiq shuajnë shpresën e hapjes së kufirit Llojan-Miratoc, nuk ka logjikë ekonomike (video)
Lugina

Zaev dhe Bërnabiq shuajnë shpresën e hapjes së kufirit Llojan-Miratoc, nuk ka logjikë ekonomike (video)

26.Aug.2019 20:38
0

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shuan shpresat e banorëve të Llojanit dhe Miratocës për hapjen e paralajmëruar të kufirit që lidh dyja vendet. Bërnabiq tha se nuk ka të bëjë me politikën apo faktin që ajo zonë është e banuar me shqiptarë, por në aspektin ekonomik është e pa pranueshme.

E di që ekziston nevoja për banorët e asaj zone, por nga konstatimet e grupeve të punës për këtë çështje, do të shohim në të ardhmen a do të ketë logjik të hapet ky vendkalim kufitar. Kjo është çështje e resurseve, kohës. Nuk ekziston dilemë politike apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por kemi formuar grupe të punës të vlerësojmë se kjo pikë kufitare vetëm 17 km larg kufirit shtetëror Tabanoc-Preshevë, por për momentin nuk është prioritet i yni”-pohoi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

Kurse Kryeministri Zaev tha se granti i fituar nga Ambasada Norvegjeze për atë projekt ndërmjet dy shteteve për këtë pikë 300 metra largësi në vijë ajrore, nga ana serbe qytetarët duhet të bëjnë xhiro prej 17 km kurse nga ana e vendit tonë 50 km. 

Bëhet fjalë për familjet në dy anët e kufirit dhe nga këtu vijnë kërkesat. Këtu jemi që gjithçka të bëjmë për të mirën e qytetarëve. Por duhet të gjejmë mënyrë se si do ta mbajmë atë kufi, sa shërbime duhet të punojnë atje, për oraret e punës. Kështu që mbetemi të fokusuar në këtë çështje me qëllim që të dalim në shërbim të qytetarëve, por analizat janë për ato arsye se s’ka leverdi”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Zaev e Bërnabiq këto komente i bënë në konferencën e përbashkët pas promovimit të pikës së përbashkët kufitare në Tabanoc. Projekti i ashtuquajtur “One stop shop”, nga kryeministri Zaev u vlerësuar si kurora e fqinjësisë së mirë

Bashkërisht plotësuam edhe një obligim të projektit të integrimit të Maqedonisë së veriut dhe Serbisë si në nivelin rajonal, ashtu edhe në atë Evropian. Vendkalimi i përbashkët kufitar Tabanoc-Preshevë, që parasheh menaxhim të përbashkët kufitar dhe doganorë, këtë si projekt e quaj si kurorëzim të miqësisë dhe fqinjësisë ndërmjet dy vendeve. Në këtë drejtim sot si pjesë e agjendës së kësaj vizite janë nënshkruar edhe tri marrëveshje që do të pasurojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.”-tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Vetëm në vitin 2018 shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve ndërmjet dy vendeve ka kaluar 1 miliard e 54 milion euro ndërmjet dy shteteve përmes Korridorit 10.

Serbia dhe Maqedonia vendosin administrim të përbashkët të kufirit Preshevë-Tabanoc
Mbrojtësi i qytetarëve Zoran Pashaliq: Ankesat drejtoni në zyrën në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration