Lokale
YouthBuild hapë konkursin për 50 të rinj nga Lugina
Organizata joqeveritare YouthBuild në Serbi ka hapë konkurs për pranimin e 50 të rinjve të cilët dëshirojnë të marrin përvojë në trajnimin gjashtëmujor ku do të aftësohen për punësim në të ardhmen dhe zbatimin e aktiviteteve në komunitet.
Siç njofton YouthBuild përmes faqes zyrtare, grupi prej 50 pjesëmarrësve të moshës 15 deri në 30 vjeç nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja do të marrin pjesë në programin gjashtëmujor, i cili do të zhvillohet në dy faza.
Katër muajt e parë(nëntor 2013 – shkurt 2014) pjesëmarrësit do t’i kalojnë në të mësuarit intensiv në Qendrën e trajnimit të YouthBuild Incijativa qytetare në Bujanoc, ku do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme arsimore.
Gjatë kësaj faze pjesëmarrësit gjithashtu do ta kalojnë kohën edhe në zbatimin e projekteve të dobishme brenda komunitetit të tyre.
Në fazën e dytë e cila zgjatë dy muaj (shkurt – mars 2014), Inicijativa qytetare do t’u ndihmojë pjesëmarrësve me rastin e kërkimit të vendeve të punës, të përvojës, si dhe me rastin e projekteve ndërmarrëse, vendosjen e kontakteve me institucionet dhe me aktivitetet tjera të ndërlidhura me realizimin e pavarësisë ekonomike të të rinjve.
Të gjithë të interesuarit aplikacionin mund ta dorëzojnë deri më 4 tetor.
Një herë në javë pjesëmarrësit do të kthehen në Qendrën e trajnimeve të YouthBuild për konsultime shtesë dhe shërbime të zhvillimit.
„YouthBuild” është model i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën.
Programin YouthBuild në jugun e Serbisë e zbaton Incijativa qytetare, me mbështetjen e agjencisë Amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacionit Caritas Luksemburg./Titulli.com/
Informacione rreth aplikimit: KLIKO
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!