Lokale
Arifi përkujton 11 shtatorin, ndanë dhembjen me popullin amerikan
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me rastin e 12-të vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në NewYork ka shkruar një letër mbështetje në përkujtimin e këtij akti që la të vdekur me mijëra qytetarë të pafajshëm.
Arifi, në këtë ditë përkujtimi, i shkruan ambasadorit të SHBA-së në Beograd Majkëll Kirbi se qytetarët e komunës së Bujanocit dëshirojnë të ndajnë një pjesë dhimbjeje me popullin amerikan, e sidomos me familjarët e viktimave.
“Njëmbëdhjetë shtatori do të ngelet thellë në kujtesën edhe të qytetarëve tanë të cilët gjithnjë do të kenë të ngulitur në mendjet e tyre këtë ngjarje makabre”, shkruan ndër të tjera në letrën drejtuar ambasadorit./Titulli.com/
**************************************************************************************************************************
Shkëlqesia e Juaj z.Kirbi,
[caption id="attachment_73614" align="alignleft" width="381"]
Ambasadori Michael Kirby dhe kryetari Nagip Arifi (arkiv)[/caption]
Shteti Juaj por edhe mbarë bota dymbëdhjetë vjet më herët përjetuan një akt ndër më mizorët në historinë e re.
Sulmi terrorist i kryer mbi Njujork u shkaktoi dhimbje të paimagjinueshme bashkombësve Tuaj por edhe mbarë botës së civilizuar.
Megjithëkëtë dhimbje, SHBA-të vazhduan të kultivojnë vlerat demokratik edhe të jenë shembull i tolerancës, pa u lëkundur asnjëherë përballë provokimeve të elementeve të errta të cilat nuk ja done të mirën njerëzimit.
Në këtë ditë përkujtimi, qytetarët e komunës së Bujanocit dëshirojnë të ndajnë njëpjesë dhimbjeje me popullin amerikan, e sidomos me familjarët e viktimave.
Njëmbëdhjetë shtatori do të ngelet thellë në kujtesën edhe të qytetarëve tanë të cilët gjithnjë do të kenë të ngulitur në mendjet e tyre këtë ngjarje makabre.
Jemi thellësisht të bindur, se përkujtimi i kësaj dite, do të jetë shkaktar i thellimit të miqësive midis popullitTuaj dhe popujve tjerë të globit.
Me respekt,
Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!