Xhihadi në Bujanoc (video)
Lokale

Xhihadi në Bujanoc (video)

01.Jan.2016 13:42
0
Është pikërisht emri, ai që e bën interesant Xhihad Rexhepin, të riun nga Bujanoci.

Sa herë që prezantohet si Xhihad, thotë se bashkëbiseduesit e ndërlidhin me ISIS-in. Për dikë mund të tingëllojë si emër i pështirë, por djaloshi nuk do ta ndërronte atë as edhe një herë në jetë.

Muzikanti i grupit “Heronjtë” tregon se ideja për emrin e tij i kishte ardhur nga babai i tij tashmë i ndjerë, edhe pse vendimtare që ai të quhej Xhihad ishte kur për këtë ishte pajtuar edhe xhaxhai. Ai, sipas Xhihadit, ishte “më i lexueshëm fetarisht”.

“Emrin ma kanë lanë axha im Menafi dhe babai Orhani, që ishin dakorduar në atë kohë për këtë emër”, thotë Rexhepi.

Ai ka treguar se këtë emër ia kanë lënë pasi u ishte dukur interesant. “Në atë kohë ka qenë vështirë që dikush të ketë këtë emër - Xhihad. Thjesht, kanë mendu me gjetë një emër të veçantë”, thotë djaloshi nga Bujanoci.

Rokeri me emër islam

Ai ka treguar se domethënien e emrit të tij e ka kuptuar më vonë. “Domethënien e kam kuptu më vonë. Ndoshta si 15-vjeçar, kur kam fillu më shumë me ditë dhe me lexu apo edhe me dëgju lajme”, thotë Rexhepi. Ai ka thënë se më shumë këtë emër e ka dëgjuar në televizion. Djaloshi thotë se edhe në kufij kur ka kaluar e kanë pyetur për domethënien e emrit. “Xhihadi njihet si një luftë e shenjtë e myslimanëve. Por, ka një domethënie shumë më të hapur. Është një sakrificë si e jetës, e punës, e gjithçkajes…”, thotë Rexhepi.

Prandaj, ai ka thënë se decidivisht emri i tij nuk ndërlidhet me luftën. “Por, mund të thuhet se është një luftë e shenjtë”./zeri/

Xhamia e Bujanocit, shembull i kontributit për ndihmë refugjatëve (foto)
Vdiq atdhetari i shquar nga Presheva, profesor Fehmi Kelmendi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration