Xhamia e qytetit në Bujanoc zgjedhe kryesinë e re
Në ditën e mërkurë pas namzit të drekës në xhaminë e Bujanocit u themelua Këshilli i xhematit të xhamisë së Bujanocit dhe u zgjodhën organet e këtij këshilli.
Sipas njoftimit të dërguar redaksisë Titulli.com nga Vaid Limani në këtë përbërje janë 11 antarë duke përfaqësuar nga të gjitha vendbanimet që jetojnë në në Bujanoc.
Sipas Vaid Limanit, i cili u zgjodh edhe kryetarë i këtij këshilli u zgjodhën këta antarë: Latif Amidi, Raif Ramizi, Dali Ramadani, Shaban Abazi, Hasan Sulejmani, Vaid Limani, Lutfi Bajrami, Sabedin Selimi, Sherif Mamuti, Elmi Surdulli dhe Hysen Ramadani.
Nga kjo përbërje u zgjodh edhe kryesia e këtij këshilli me kryetar Vaid Limani, sekretar Latif Hamidi dhe arkatar Hasan Sulejmani./Titulli.com/