Xhamia e Bujanocit, shembull i kontributit për ndihmë refugjatëve (foto)
Lokale

Xhamia e Bujanocit, shembull i kontributit për ndihmë refugjatëve (foto)

01.Jan.2016 13:24
0
Xhamia e Bujanocit ka ndihmuar dhe po vazhdon të ndihmojë refugjatët nga Lindja e mesme, që në rrugën drejtë shteteve të Evropës perëndimore, po kalojnë nëpër rajonin tonë.

“Kur filloi të shtohet fluksi i refugjatëve në Bujanoc nisën të paraqiten nevojtarët në xhami. Fillimisht ne patëm një takim me përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët kërkuan prej nesh të mobilizohemi dhe të ndihmojmë”, thotë për portalin Titulli.com, Ulvi Fejzullahu, imam i xhamisë në Bujanoc.

Fejzullahu thotë se ata u mobilizuan dhe pasi bënë publik apelin për ndihmë, qytetarët, respektivisht xhemati i xhamisë, filluan të paraqiten dhe të sjellin ndihma.

“Filluam me veshmbathje dhe këpucë. Gjatë seleksionimit, kemi grumbulluar dhe regjistruar 267 pako dhe thasë me ndihma, veshmbathje dhe këpucë, për fëmijë e për të rritur, për femra dhe meshkuj”, thotë Fejzullahu.

Imami i xhamisë në Bujanoc thotë se qytetarët kanë grumbulluar edhe ndihma në të holla.

“Gjithashtu njerëzit e vullnetit të mirë ofronin ndihmë edhe në mjete, kështu që janë grumbulluar 1397 euro. Me këto mjete kemi blerë jakne për shi dhe i kemi shpërndarë refugjatëve, pasi ishin ditët me shi, e me një pjesë të mjeteve kami siguruar pako ushqimore që i kemi shpërndarë nëpërmjet Zyrës për të rinj në Bujanoc”, thekson hoxhë Fejzullahu.

Grumbullimi i ndihmave ende vazhdon në xhaminë e Bujanocit. Qytetarët sjellin rrobe, batanije e këpucë, që sistemohen në xhami, ndërsa imami Fejzullahu kontakton Zyrën për të rinj në Preshevë, të cilët vijnë i marrin dhe i shpërndajnë tek refugjatët./Titulli.com/

 

                                                                      

PVD me program për ndërtimin e një komunë të re për Bujanocin (foto&video)
Xhihadi në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration