Vranjë: Prezantohet raporti vjetor i policisë, në Bujanoc e Preshevë mungesë kuadri
Lokale

Vranjë: Prezantohet raporti vjetor i policisë, në Bujanoc e Preshevë mungesë kuadri

12.Feb.2014 15:47
0
Drejtoria e Policisë në Vranjë ka mbajtur konferencën vjetore për media ku janë prezantuar rezultatet e punës gjatë vitit 2013. Sipas drejtuesve të këtij institucioni viti i kaluar ishte një vit i suksesshëm në punën e të gjitha organeve brenda kësaj drejtorie sidomos në zbulimin e rasteve të ndryshme të veprave penale, raporton Titulli. Slagjan Velinoviç, shef i Drejtorisë së Policisë në Vranjë para gazetarëve tha se gjithë personeli që ai drejton ka kryer punën sipas rregullave dhe detyrave që ka, andaj edhe mundë të themi se ky ishte viti më i suksesshëm i punës sonë, theksoi Velinoviç. “Gjatë vitit 2013 janë ngritur 1821 kallëzime penale, 28 raste me falsifikim të dokumenteve zyrtare, kanë ndodhur 541 aksidente trafiku ku prej tyre 364 ishin të lënduar dhe 22 persona të vdekur, lufta kundër kriminalitetit, drogës, korrupsionit dhe trafikimit me njerëz ishte një përparim i madh në zbulimin e  këtyre rasteve”, u tha gjatë nga drejtuesit e policisë gjatë konferencës në Vranjë.

policia-vranje-1

Drejtoria e Policisë në Vranjë mbulon territorin e rajonit të Pçinjës me stacionet policore në Vladiçin Han, Surdulicë, Bosilegrad, Tërgovisht, Bujanoc e Preshevë dhe katër punkte policore dhe fusha e veprimit shtrihet në një sipërfaqe prej 3.520 km2. Gjithashtu është bërë e ditur në konferencë se rajoni që përfshin kjo drejtori është një vend me shumë probleme në trafikimin me njerëz, drogë dhe mallra të ndryshme e sidomos më tregtinë e cigareve, duhanit dhe mishit. Sipas raportit vjetorë të policisë në Vranjë gjatë vitit 2013 janë ndaluar të hyjnë në territorin e Serbisë afro 6000 emigrant ilegal, përmes kanaleve të ndryshme nga vendet që na rrethojnë. Drejtoria e Policisë në Vranjë vlerësoi rastet e dhunës në familjeve është një shqetësim jo vetëm për policinë por edhe për gjithë shoqërinë . I pyetur për gjendjen e stacioneve policore në Bujanoc e Preshevë, Slagjan Velinoviç deklaroi se ka një mungesë të kuadrit policorë prej 50 vendeve dhe që gjatë vitit 2014 pritet të plotësohen deri 20 vende. Gjatë raportit janë përmendur edhe rastet e vrasjeve që nuk janë zbuluar deri më tani, vrasja ( viti 2007)e rëndë në fshatin Suvojnicë komuna e Surdulicës, vrasja në Vranjë Jovonaviç Blagoje në vitin 2009 dhe vrasja e Isuf Azizit nga fshati Rahovicë i komunës së Preshevës./Titulli.com/  
Nenad Mitroviq nga Bujanoci, kandidat i PPS për deputet
Rruga hapet për qarkullim, grevistët sjellin në Vranjë ministrin Miroviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration