Lokale
Rruga hapet për qarkullim, grevistët sjellin në Vranjë ministrin Miroviq
1.500 grevistët e ndërmarrjes “Yumco” janë larguar nga autostrada Nish-Shkup pasi që me bllokimin e rrugës kanë arritur që në Vranjë të sjellin ministrin e Zhvillimit Rajonal Igor Miroviq.
Punëtorët e “Yumco-s” rrugën e kanë hapur rreth orës 19:20 minuta, pasi në vendngjarja rreth ka arritur ministri, me të cilin më pas i kanë vazhduar bisedimet në hapësirat e kësaj fabrike për prodhimin e tekstilit.
“Erdha për ju dhe sonte do të qëndrojë këtu në mënyrë që të merremi vesh rreth takimit të nesërm që do të zhvillohet me kryeministrin Daçiq. Pra, po ikim nga rruga në hapësirat e “Yumko-s” që të bisedojmë në tavolinë, dhe më pas të enjten të vazhdojmë bisedimet në Qeverinë e Serbisë”, është shprehur ministri Miroviq.
Punëtorët e “Yumko-s” dhe përfaqësuesit e sindikatës që këtë autostradë Nish-Shkup mbajtën të bllokuar që nga ora 9:30 e mëngjesit, kanë pranuar bisedimet./Titulli.com/
****************************************************************************************************************************
Kolona e grevistëve të ndërmarrjes “Yumko” sot rreth orës 9:30 kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të fshatit Ranitovac, në Vranjë.
Me këtë rast ata kanë ndaluar qarkullimin në drejtim të Nishit si dhe në drejtim të Shkupit, raporton Titulli.
“Nuk do të lejojmë zhvillim të komunikacion përderisa nuk përmbushen kërkesat tona, ose nuk vjen ndokush nga Qeveria”, janë shprehur rreth 1500 punëtorë të kësaj ndërmarrje që po mbajnë të bllokuar autostradën.
Kërkesat e punëtorëve të ndërmarrjes “Yumko” që për aksionarë më të madh kanë Qeverinë, është pagesa e pagave të mbetura borxh si dhe përmirësimin e kushteve të punës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!