Vranjë: I ndalet zemra gjatë ushtrimeve
Lokale

Vranjë: I ndalet zemra gjatë ushtrimeve

04.Apr.2014 12:09
0
Tragjedi në Vranjë, tinejxheri Nemanja Kociq (19) ka ndërruar jetë në fitnes. I riu nuk i përdorte rregullisht pajisjet. Kishte probleme me shpinën Nxënësi maturant i shkollës së mesme të Mjekësisë në Vranjë, Nemanja Kostiq (19) në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje, pasi që nuk ishte ndierë mirë në fitnesin e qendrës sportive në Vranjë, edhe pse mjekët kanë tentuar ta ‘ringjallin’ por pa sukses. “Të gjithë jemi të shokuar. Kur i riu filloi të mos ndihej mirë, menduam se i kishte rënë sheqeri dhe kemi ftuar ndihmën e shpejtë. Mjekët kanë tentuar ta ndihmojnë, mirëpo, pasi e kanë marrë për në spital, pas gjysmë ore na kanë njoftuar se ka vdekur”, ka thënë për ‘Vecernje Novosti’, pronari i klubit të fitnesit Ranko Radan, duke shtuar se i riu nuk ushtronte rregullisht, por ushtrimet i ndiqte disa herë në muaj. [caption id="attachment_114800" align="aligncenter" width="620"]Nemanja vdiq ne qendren sportive ne Vranje Nemanja vdiq ne qendren sportive ne Vranje[/caption] Përndryshe, siç thonë  në këtë klub në të cilin ndodhi tragjedia, Nemanja nuk ka bërë ushtrime të rënda dhe nuk ka ngritur pesha të mëdha. “Nga prindërit e tij kamë mësuar se i ndjeri kishte probleme me shpinën dhe për këtë arsye edhe ushtronte”, ka shtuar Radan duke nënvizuar se i vie shumë keq për këtë që ka ndodhë pasi që , gjatë 20 viteve, kohë e cila ai merret me këtë aktivitet, asnjëherë diçka e ngjashme nuk kishte ndodhur. Vlen theksuar se prindërit nuk kanë pranuar që të bëhet obduksioni në spitalin e Vranjës. Nemanja Kociq është varrosur të enjten në varrezat e Bunushevcit./Titulli.com/
Komuna e Bujanocit ndanë bursat për studentë (foto)
Në shkollën “Muharrem Kadriu” në Tërnoc shkarkohet dhe emërohet drejtuesi i ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration