Komuna e Bujanocit ndanë bursat për studentë (foto)
Lokale

Komuna e Bujanocit ndanë bursat për studentë (foto)

04.Apr.2014 15:24
0
Bursat studentore për vitin akademik 2013/2014  janë ndarë sot me fillim në orën 14h në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.  Shuma e përgjithshme e cila është ndarë nga buxheti komunal për bursa është 10 milion dinarë (rreth 90 mijë euro) që përfshinte 863 studentë që kanë plotësuar kriteriumet, ndërsa shuma për individë është klasifikuar në bazë të notës mesatare. Bursat-Bujanoc-2 Kryeshefi për administratë publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu, para fillimit të ndarjes së mjeteve studentëve përfitues, ai i përshëndeti ata, duke i uruar suksese të mëtutjeshme në studimet e tyre. Studentët e vitit të parë që kanë plotësuar kushtet nga ky konkurs do të marrin bursa nga 10.000 dinarë, kurse për vitet tjera varësisht nga nota mesatare, ku nga nota 6.00-7.00 do të kenë 11.000 dinarë, nga 7.00-8.00 nga 13.000 dinarë, nga 8.00-9.00 nga 17.000 dinarë, dhe nga 9.00-10.00 nga 20.000 dinarë, raporton Titulli. Për dallim nga studentët që studiojnë jashtë Bujanocit, ata të fakultetit që vepron në këtë qytet, për shkak të shpenzimeve më të ulëta, nga buxheti i komunës do të përfitojnë nga 7.000 dinarë. Bursat-Bujanoc-3 Ndarja e bursave për studentë do të bëhet në dy këste, në të parin që u ndajt sot morën nga 10.000 dinarë, ndërsa mbetja tjetër në këstin e dytë. Ata studentë të cilët për arsye objektive sot nuk mundën të ishin prezent në ceremoninë e ndarjes së bursave, ate do të mund ta bëjnë ditëve në vijim në administratën komunale. Për të fituar bursat që u ndanë nga komuna e Bujanocit sipas Kryeshefit Fejzullahu kanë aplikuar 943 studentë që kanë vendbanim në këtë komunë./Titulli.com/
EU PROGRES shpalos rezultatet dhe përfituesit e programit (foto)
Vranjë: I ndalet zemra gjatë ushtrimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration