Lokale
Në shkollën “Muharrem Kadriu” në Tërnoc shkarkohet dhe emërohet drejtuesi i ri
Këshilli i përkohshëm i emëruar nga Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe zhvillimit Teknologjikë të Serbisë në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të Bujanocit, në bazë të vendimit të 14 marsit të këtij viti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të së enjtes, ka shkarkuar dhe emëruar ushtruesin e detyrës (u.d.) së drejtorit
Mbledhja e Këshillit të përkohshëm cila filloi sot në orën 19h rezultoi me shkarkimin e u.d. të deritanishëm të këtij institucioni arsimor, Bajram Salihut.
Në të njëjtën pozitë organi më i lartë i shkollës emëroi për ushtrues detyre të drejtorit arsimtarin e kësaj shkolle, Sherif Ademin, ka mësuar portali Titulli.
Paraprakisht, Këshilli i përkohshëm i emëruar nga Ministra e Arsimit, ka mbajtur edhe një mbledhje gjatë ditës së mërkurë për verifikimin e mandatit, ku për kryetar të këtij Këshilli ka zgjedhur Bajram Ibrahimin, ndërsa për zëvendës të tij Semi Aliun.
Deri te këto ndryshime, sipas vendimit të Ministrisë në fjalë, erdhi për shkak të parregullsive të regjistruara në punën e organit më të lartë të këtij institucioni arsimor.
Fati i njëjtë, për momentin, do t’i ndjek edhe tri shkollat tjera në këtë komunë, si: shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shkollën fillore “Naim Frashëri” po ashtu në Bujanoc, si dhe shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc.
Për shkollat e lartpërmendura inspektori republikan i arsimit në Leskoc, Dragan Mitroviq, tashmë ka raportuar për shkeljet e bëra në ministri në Beograd, ndërsa ditëve në vijim pritet që edhe në këto vatra arsimore të kenë Këshilla të përkohshme, të cilat sikurse në shkollën “Muharrem Kadriu”, do të shkarkojnë dhe emërojnë ushtruesit e rinj të detyrës së drejtorëve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!