Vranja, Presheva e Bujanoci me numrin më të madh të papunëve
Lokale

Vranja, Presheva e Bujanoci me numrin më të madh të papunëve

18.Jan.2014 15:16
0
Në vitin e sapo filluar, në Rrethin e Pçinjë janë regjistruar më shuam se 31.000 qytetarë, ndërsa në Vranjë ne evidencën  e të papunësuarve janë  rreth 9.000 qytetarë, në Preshevë më shumë se 5.200 dhe në Bujanoc rreth 4.400 të papunësuar, transmeton Titulli këto të dhëna zyrtare. Sipas të dhënave të Filiales së Entit për Punësim Kombëtar në Vranjë, nga numri i përgjithshëm në këtë rreth, në pritje për punësim më shumë se 16,000 janë gra, derisa vetëm në Vranjë janë afër pesë mijë. Shqetësues është fakti se në listën e të papunësuarve janë të regjistruar gati 1.500 qytetarë me diplomë fakulteti. Nga numri i përgjithshëm në shtatë komunat e Jugut të Serbisë, sipas evidencës së Entit për Punësim Kombëtar gati 13.000 njerëz janë me shkollë të mesme. Përndryshe, nga numri i përgjithshëm i të papunësuarve në Rrethin e Pçinjës, numrin më të madh të papunësuarve sipas komunave e ndajnë Presheva me diç më tepër se 5200, Bujanoci me 4400, Vlladiçki Hani 3700 dhe Surdulica 3200 qytetarë të regjistruar si të papunë. Në Bosilegrad dhe Tërgovishtë numri i të papunëve është nga 1200 deri në 1600, tregojnë statistikat e Entit për Punësim Kombëtar./Titulli.com/
Një vit pa lapidarin, dështuan në kthimin e tij (foto & video)
Serbët letër Beogradit: Shqiptarët po na blejnë pronat me fondin për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration