Lokale
Serbët letër Beogradit: Shqiptarët po na blejnë pronat me fondin për Luginën
“Lëvizja për komunën e Bujanocit” ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që përmes punësimeve të ndryshme dhe stimulimit të veprimtarive private t’i mundësojë mbijetesë popullatës serbe në këtë rajon
“Lëvizja” serbe në letrën e hapur nga Qeveria e Serbisë kërkon që të ndërmarrë masa të menjëhershme, sidomos kur bëhet fjalë për stimulim të bujqësisë dhe zhvillimin e turizmit në Banjën e Bujanocit dhe Prohor Pçinjski, pasi siç thuhet “kjo nuk është e mundshëm me qeverisjen e tanishme lokale.
“Me këtë qëllim ne edhe matej propozojmë formimin e dy qeverisjeve lokale në territorin e komunës së Bujanocit, që sa më shpejt ti zgjidhim problemet”, thuhet në këtë letër të cilën e transmeton portali Titulli.
[caption id="attachment_102868" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët në sheshin e Bujanocit (arkiv)[/caption]
Letra me këto kërkesa të serbëve të komunës së Bujanocit ka ardh pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për formimin e një Fondi për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
“Lëvizja për komunën e Bujanocit” vlerëson se nga ky fond shqiptarët do të blejnë pronat serbe, duke theksuar se nuk është sekrete se pse vazhdon ky presion për të marrë komunën e Bujanocit dhe Preshevës dhe bashkimin e saj me “shtetin e imagjinuar Kosovën”.
“Për ta Korridori 10 (autostrada) është lidhje me botën. Asnjë pjesë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka një rëndësi të tillë gjeografike”, thuhet matej në letër./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!