Volebeak: Shqetësimet do t’ia përcjellë kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë (video)
Lokale

Volebeak: Shqetësimet do t’ia përcjellë kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë (video)

30.Jan.2013 14:02
0
Komisari i Lartë i OSBE-së Knut Volebeak, pas takimit që pati me kryetari e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin tha se shqetësimet që kanë shqiptarët e Luginës do t’ia përcjellë edhe krerëve të Serbisë Knut Volebeak, Komisar i Lartë për pakica nacionale pranë OSBE-së, pas takimit që pati me kryetarin Arifi theksoi se është njoftuar me situatën në rajon por edhe gjendjen ekonomike. Ai gjatë prononcimit për gazetar tha se roli i tij është që të merret me marrëdhëniet ndëretnike dhe parandalimin e konflikteve të mundshme. “Sipas perspektivës që kam unë, jugu i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe organizata të ndryshme përfshirë edhe OSBE-në janë duke punuar për zgjidhjen e problemeve me të cilat jeni ballafaquar gjatë këtyre viteve”, u shpreh Volebeak duke shtuar se popullata në këtë rajon është duke përjetuar një moment me plotë sfida, raporton Titulli. “Gjatë ditës së sotme do të takohem me kryetarin e Trupit Koordinues, ndërsa nesër me kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë, të cilëve do t’ia përcjellë përshtypjet e mia nga qëndrimi në Bujanoc”, u shpreh Komisari i OSBE-së. “Biseduam për situatën politike në Luginë të Preshevës, rreth largimit të lapidarit në Preshevë por edhe lapidarit e xhandarmërisë në Lluçan”, tha pas takimit kryetari i komunës Nagip Arifi. Ai shoti se Komisari Volebeak  është njoftuar edhe me përgatitjet të cilat janë duke u bërë për ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc. “Ambasadori do të ketë mundësi që të vizitojë lokacionin ku është paraparë të ndërtohet Fakulteti i cili na ka dhënë një përkrahje të madhe në këtë drejtim”, është shprehur Arifi. Volebeak ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin, kurse në orën 14h do të takohet me të gjithë liderët e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë. Vlen theksuar se në Bujanoc po qëndron edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Deri më tani nuk ka konfirmim se a do të marrë pjesë edhe Stankoviq në takimin me liderët shqiptarë dhe Komisarin Volebeak./Titulli.com/

arifi-volebeak11

http://youtu.be/wQ3D5qKzkPM
Sadriu: "Tregtarët e organeve e mbytën nënën time"
OVL nuk merr pjesë në protestë, fajet përçarja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration