OVL nuk merr pjesë në protestë, fajet përçarja
Lokale

OVL nuk merr pjesë në protestë, fajet përçarja

30.Jan.2013 07:15
0
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së  Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) nuk po merr pjesë në organizimin e protestës që do të mbahet ditën e premte në Bujanoc Kur ka mbetur edhe një ditë për mbajtjen e protestës gjithëpopullore në Bujanoc, drejtuesi i OVL-së së UÇPMB-së ka deklaruar se kjo organizatë nuk do të marrë pjesë në protestë dhe se nuk është pjesë e këshillit organizativ. Në një deklaratë për RTB-në, kryetari i OVL-së Edmond Isufi ka thënë se këtë vendim e kanë marrë për shkak të mos unitetit të faktorit politik shqiptarë. “Derisa liderët shqiptarë të jenë të përçarë dhe nuk janë të bashkuar dhe Bujanoci nuk udhëhiqet nga shumica shqiptare që janë në Kuvend, ne kemi marrë vendim që të mos jemi pjesë e organizimit të kësaj proteste”, ka thënë me këtë rast Isufi. Ai nuk ka mohuar pjesëmarrjen individuale në protestë, mirëpo ka nënvizuar se si OVL nuk do të jenë pjesë e protestës. Isufi ka thënë se përgjegjësia për mos bashkimin e liderëve shqiptar në Bujanoc, është e të gjithëve. Vlen theksuar se në zgjedhjet e fundit lokale në Bujanoc, shqiptarët kanë fituar numrin më të madh të këshilltarëve në histori të Kuvendit Komunal, 30 nga gjithsejtë 41 këshilltarë. Mirëpo, edhe pse kanë këtë numër rekord, liderët shqiptarë nuk arritën të formojnë koalicion me shumicë shqiptare. Liderët e opozitës së sotme në Bujanoc të cilët akuzojnë kryetarin e tanishëm të kësaj komune Nagip Arifin se ka formuar koalicion me serbët, nuk iu përgjigjën disa herë ftesës së këtij të fundit për të formuar koalicion mes shqiptarëve. Madje, në momentet që lideri i Partisë Demokratike i ftonte në bisedime, udhëheqësit e PVD-së, LPD-së dhe UDSH-së negocionin me serbët lokal për formimin e një koalicioni i cili në fund nuk rezultoi me marrëveshje konkrete. Deri më sot nuk ka asnjë ftesë publike nga liderët e opozitës shqiptare për të hyrë në koalicion me partin e Nagip Arifit, ndërsa ky i fundit disa herë ka bërë ftesë zyrtare por edhe përmes mediave, për të zgjeruar koalicionin./Titulli.com/
Volebeak: Shqetësimet do t’ia përcjellë kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë (video)
Lugina me kërkesa konkrete për Knut Volebek?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration