Vlerësohet puna e Titulli-t, Lugina me mungesë të gazetarisë hulumtuese (Foto & Video)
Lokale

Vlerësohet puna e Titulli-t, Lugina me mungesë të gazetarisë hulumtuese (Foto & Video)

06.Jan.2015 21:22
0
Portali informative Titulli.com më 5 janar ka mbushur tre vite nga fillimi i punës në fushën e informimit. Këtë përvjetor ky medium me seli qendrore në Bujanoc, e ka shënuar në një tryezë të organizuar me gazetarë nga Lugina e rajoni.

Sikurse nisi me punë, njashtu në atmosferë pune portali informativ Titulli shënoi tre vjetorin e funksionimit në fushën e medias.

Të hënën Bujanoci ishte qendra e gazetarëve të Luginës, të cilët morën pjesë në tryezën “Informimi shqip dhe ruajtja e interesit shoqëror në Luginë”.

Kjo temë hapi debate në mesin e pjesëmarrësve, të cilët kishin mendime të përafërta rreth gjendjes së mediave dhe informimit në Luginë të Preshevës.

Gazetari Belgzim Kamberi, pjesëmarrës në këtë tryezë, vlerësoi se cilësia në gazetarinë e para 15 viteve ishte më e mirë se sa që është sot. Ai theksoi se financat për një medium janë të rëndësishme, por jo edhe parakusht për krijimin e gazetarisë profesionale.

Drejtori i portalit 2lonline.com nga Gjilani, Muhamet Halili, përveç që theksoi bashkëpunimin që ka me portalin informativ Titulli.com, nënvizoi edhe rritjen e interesimit të qytetarëve për informim përmes internetit, përveç atyre klasike.

Duke folur për lirinë e të shprehur të gazetarëve, Zejnulla Dauti nga RTV Presheva tha se për fat të keq ky është fakt, jo vetëm në mediat publike, or edhe në ato private. Ai theksoi se Luginës i mungon informimi i mirë dhe i drejtë, sikurse që mungon gazetaria hulumtuese.

Gazetari nga Presheva nënvizoi se hapja e dritares Titulli.com ndoshta ka ndiku në përmirësimin e disa sendeve nëpër mediat tjera, për të mos thënë se i ka ngulfatë portalet tjera informative të cilat kanë vepruar në Luginë të Preshevës.

Problemin e gjendjes aktuale të informimit në Luginë, Faruk Daliu e sheh te vet gazetarët pasi nuk ka një organizim duke theksuar edhe formimin e shoqatës “Etika” e cila nuk ka funksionuar që nga dita e themelimit të saj. Për gazetarin Faruk Daliu pavarësia financiare të cilën nuk e kanë shumë media, po ndikon në thellimin e kësaj gjendje në informim.

Adem Limani, nga Radio “Rinia” në Gjilan, duke uruar nikoqirin për tre vjetorin e punës, theksoi se Titulli është një dritare për tërë popullatën e Luginës, por edhe shqiptarët në Kosovë. Sipas Limanit hapja e mediume është e nevojshme ashtu siç është edhe themelimi i Titulli.com.

Drejtori i RTV “Aldi-t” Isuf Memeti, përveç mungesës së fondeve për mediat private dhe në anën e kundërt fonde të mjaftueshme për ato që themelues kanë Kuvendet Komunale, si problematikë paraqiti edhe diskriminimin që i bëhen mediave private nga institucionet.

Ai kritikat i drejtoi ndaj përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, që siç tha përveç njoftimeve që i bëhen mediave publike rreth mbledhjeve dhe shpërndarja e informacioneve tjera, ato private lihen anash dhe nuk ftohen si në mbledhje njashtu nuk kanë qasje në të dhëna me rëndësi për qytetarin.

Gazetari i RTK-së Baki Rexhepi në këtë tryezë konsideroi se problemi në media dhe në informim është problemë i madh i cili në vazhdimësi po e përcjellë shoqërinë tonë. Si pengesë për moszhvillimin e informimit, sipas Baki Rehepit, janë faktorët, si, mungesa e profesionalizimit në media, përzierja e madhe e politikës, media si biznes, tendenca për përfitim si ato të jenë mall dhe tejkalimi i normave etike dhe morale të vet punonjësve medial.

Jeton Ismaili, drejtor i RTV Spektrit në Bujanoc, duke folur për pavarësinë editoriale tha se ndikojnë shumë faktorë, në mesin e tyre ajo financiare, vetëdija kolektive në një shoqëri, mangësitë në rregullativat në lëmin e mediave.

Ai theksoi se në Serbi ligjet që janë sjell brenda një nate kanë pas një mospërputhje mes vete, që kanë ndikuar në sjelljen e mediave në pozitën që e kemi sot, Ndërsa sipas Ismailit, konkurrenca jo lojale është ajo që ka ndikuar në gjendjen në media që kemi sot.

Duke folur për punën tre vjeçare të portalit informativ Titulli, Ismaili tha se ajo në vitin e parë të punës ishte skeptik me punën e tij, ndërsa nënvizoi se dy vitet e fundit ka treguar një profesionalizëm të lartë.

Drejtoi i portalit Informativ Titulli, Skender Saqipi tha se mediumi që shënoi trevjetorin e punës ka luajtur një rolë të rëndësishëm në nxitjen e proceseve pozitive. Sipas shqipit Titulli ka nisur me një hov dhe stil të gazetarisë i cili i ka munguar këtij rajoni, duke nënvizuar se modeli i gazetarisë që po aplikon Titulli është bërë edhe model për shumë media lokale.

Argjent Goga, kryeredaktorë në portalin informativ Titulli, duke folur për sfidat financiare që e kanë ndjekur këtë medium gjatë këtyre viteve, ka theksuar përballjen me presionin e politikës, që sipas tij më i theksuar ka qenë në Komunën e Bujanocit.

Ai ka nënvizuar se kërcënimet që kanë ardh në adresë të gazetarëve të Titullit, qofshin ato me anonimitet apo publike, nuk e kanë ndalur, e as që do të ndalin funksionimin e këtij mediumi.

Tryeza “Informimi shqip dhe ruajtja e interesit shoqëror në Luginë”, e organizuar në tre vjetorin e portalit informativ Titulli, është përcjell nga mysafirët e ftuar nga fusha e medias si dhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ku më pas është shtruar një darkë për të pranishmit. /Titulli.com/

 
 
 
 
Bujanoc: Krishtlindjet ortodokse, nisë festa në sheshin Karagjorgje Petroviq (Video)
Si të dilet nga kjo amulli?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration