Bujanoc: Krishtlindjet ortodokse, nisë festa në sheshin Karagjorgje Petroviq (Video)
Lokale

Bujanoc: Krishtlindjet ortodokse, nisë festa në sheshin Karagjorgje Petroviq (Video)

06.Jan.2015 21:03
0
Serbët në këtë komunë kanë filluar festën në sheshin kryesor të Bujanocit.

Me muzikë, flamuj të Republikës së Serbisë e me druajë me gjethe dushku, serbët e kësaj komune kanë filluar shënimin tradicional të festës së Krishtlindjeve ortodokse.

Të grumbulluar në sheshin qendrorë Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, përballë ndërtesës së administratës komunale, qytetarët e kësaj komune të përkatësisë fetare ortodokse, pas lëshimit të fishekzjarrëve, festën e kanë vazhduar në ambientet familjare, raporton Titulli.

Krishtlindjet Ortodokse festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse mbrëmjen e sotme mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore.

Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t'u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë.

Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. /Titulli.com/

 

Kompania e kontraktuar nuk pastron rrugët, del ajo publike
Vlerësohet puna e Titulli-t, Lugina me mungesë të gazetarisë hulumtuese (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration