Lokale
“Vizitojeni teatrin, lëreni politikën” (foto)
Grupi dramaturgjik “Bekim Fehmiu” që funksionon në kuadër të shtëpisë së kulturës në Bujanoci ka organizuar shfaqjen e komedisë me aktorë kosovarë "Masë për Masë"
Komedia që do të shfaqet sot në ditën ndërkombëtare të teatrit në Bujanoc do të mbledhë aktorë të mëdhenj, ndërsa grupi dramaturgjik “Bekim Fehmiu” përmes një prezantimi të shkurt para shtëpisë së kulturës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë shfaqje.
“Kemi marrë një iniciativë që edhe të shënojmë ditën e teatrit, por njëkohësisht kemi një privilegj që në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të shfaqet një komedi nga Akademia e Arteve të Kosovës në bashkëpunim me teatrin “Dodona” nga Prishtina”, u shpreh Nagip Taipi, udhëheqës i grupit të artistëve “Bekim Fehmiu”.
Në këtë shfaqje që do të fillojë sot në orën 19:30 për herë që dytë do të perfomojë në sallën e kulturës në Bujanoc, Ismail Kasumi.
Taipi si organizatorë ftoi të gjithë artdashësit që sonte të vizitojnë teatrin me komedinë “Masë për Masë” që do të shfaqet nga aktorë kosovarë, ndërsa në mesin e tyre do të jetë edhe një student i aktrimit nga Bujanoci./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!