Bujanocin e kap fukarallëku, rrogat më të ulëta në Luginë
Lokale

Bujanocin e kap fukarallëku, rrogat më të ulëta në Luginë

27.Mar.2014 07:28
0
Enti Republikan për Statika (ERS) në të dhënat e fundit mbi të ardhurat mujore në Serbi ka radhitur komunat të cilat të ardhurat mujore i kanë më të larta si dhe ato më të ulëta. Paga më e lartë mesatare pa tatim dhe kontribute, në tre komunat e banuara me shqiptarë është ajo e Preshevës, përderisa e fundit radhitet komuna e Bujanocit, raporton Titulli. Të dhënat e Entit Republikan për Statistika mbi të ardhurat mujore të të punësuarve, për muajin shkurt, komunën e Preshevës e radhisin të parën me pagë mesatare prej  36.382 dinarë, kundrejt dy komunave tjera. Komuna e Medvegjës edhe pse më pak e zhvilluar ka arritur të kalojë atë të Bujanocit. Në Medvegjë, sipas ERS-s paga mesatare gjatë muajit shkurt, pa tatim dhe kontribute ishte 35.723 dinarë, kurse në Bujanoc 35.429 dinarë. Këto statistika të ERS-s janë një tregues i mirë dhe duhet të merren parasysh, sidomos nga komuna me pagat më të ulëta, ajo e Bujanocit, në mënyrë që të përmirësojë gjendjen e rëndë sociale që po mbretëron në vend./Titulli.com/
“Vizitojeni teatrin, lëreni politikën” (foto)
Zvicër: Një shqiptar nga komuna e Bujanocit vdes në aksident trafiku (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration