Lokale
“Sezai Surroi”, shkolla ku nxënësit rrahin profesorët!
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, gjatë ndërrimit të paradites ka ndodhur një incident i paprecedent, nxënësi ka rrahë profesorin në orë të mësimit.
Profesori me inicialet B.S. sot ka qenë viktimë e një sulmi vandal në orë mësimi, duke u goditur me grushta nga nxënësi i vitit të III-të dhe më pas duke tentuar për t'ia zhveshur rrobat në pjesën e epërme të trupit.
Rasti është lajmëruar edhe në inspektoratin e Arsimit në nivel komunal përderisa për momentin nuk ka ndonjë të dhënë për masat që do të merren ndaj nxënësit që sulmoi profesorin, raporton Titulli.
Kjo nuk është hera e parë që profesorët janë sulmuar fizikisht nga nxënësit në këtë shkollë.
Përndryshe një incident i cili për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, ishte ai i muajit tetor të vitit të kaluar, ku në oborrin e kësaj shkolle një nxënës u godit me thikë nga një grup i personave që nuk ishin nxënës të shkollës në fjalë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!