Viktima ishte biznesmen i shquar
Lokale

Viktima ishte biznesmen i shquar

04.Oct.2014 23:58
0

Banori e fshatit Oraovicë, Lubisha Nikolliq, të cilin të mërkurën në Ranutovcë të Vranjës me pistoletë e vrau Srgjan Alleskiq nga Zhitoragja, pas fatkeqësisë në komunikacion, ka qenë biznesmeni i shquar dhe shumë i njohur.

Nikolliq ka qenë pronar i fabrikës së rrobave “ITP” në fshatin Oraovicë.

Publiku me ndërmarrjen e tij është njoftuar kur ka filluar prodhimin e flamurëve për KF “Bajernin” nga Mynihu.

Fabrika e tij ka punësuar më shumë se 20 punëtorë, ndërsa ka kontraktuar edhe për prodhimin e pajisjeve sportive për francezët dhe maqedonët.

Nikolliqi fabrikën e ka hapur në vitin 2012, në sallat e ish Industrisë Trikotazhit dhe Thurjes, të cilën e kishte blerë me të hollat e fituara kur kishte punuar përkohësisht në Francë, raporton OK Radio.

Në fabrikë, atëherë kishte investuar rreth 350.000 euro. Nuk ka qenë i martuar dhe ka jetuar në Oraovicë me nënën e vet.

Kujtojmë se të mërkurën, pasdite, me automobilin e markës “Renault klio” viktima ka goditur veturën “Jugo florida” të cilën e kishte drejtuar Alleksiq nga fshati Zhitoragjë të Vlladiçin Hanit.

Pasi që me këtë goditje ka bërë një dëm më të vogël se 1000 dinarë, Alleksiq ka dalur nga vetura dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve të vegjël të tij, me revole ka gjuajtur në drejtim të Nikolliqit, ku dhe ka goditur direkt në zemër./Titulli.com/

Lugina në festë, shënon Kurban Bajramin (foto)
Përkujtohet veprimtari nga Malësia e Bujanocit, Njazi Kadriu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration