Vetëvritet polici i SP të Bujanocit
Lokale

Vetëvritet polici i SP të Bujanocit

09.Sep.2012 15:47
0
Pjesëtari i policisë së Stacionit Policor në Bujanoc sot rreth orës 04:30h ka bërë vetëvrasje. Sasha Stanisavljeviq (44) nga fshati Allakincë, komuna e Surdulicës me pistoletën zyrtare ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në Surdulicë, në vendin ku rruga anësore nga fshati Allakincë lidhet me rrugën regjionale, drejtimi Surdulicë – Vlladiçin Han, kanë konfirmuar për Tanjugun në stacionin policor në Surdulicë, transmeton Titulli. “Bëhet fjalë për vetëvrasje klasike, në prani të dëshmitarëve. I ndjeri Stanisavljeviq këtë akt e ka kryer në gjendje të ngarkuar”, ka thënë gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Vranjë, Stanisha Mihajlloviq. Tanjugu ka arrit të mësoj se gjatë natës, i ndjeri Stanisavljeviq, është marrë në telefon nga Nishi ku është ftuar për t’u lajmëruar në klinikën shëndetësore ku vajza e tij Millica, nxënëse e klasës së dytë të shkollës së mesme, po shërohej nga leukemia. “Kolegu Stanisavljeviq ka supozuar se për çfarë arsye po e ftojnë, pasi që vajza e tij ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kunatit, i cili në mëngjes e dërgonte për në Nish, i ka thënë që për një moment ta ndalë makinën, pas së cilës është larguar pak nga makina dhe aty i ka shtirë vetes në kokë”, thotë një kolegë e Stanisavljeviqit. Stanisavljeviq ishte pjesëtarë i Policisë në Stacionin policor në Bujanoc. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë./ Titulli.com/
Standarde unike në tërë Ballkanin Perëndimor
Talenti nga Tërnoci që frymëzimin e gjen në muzikë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration