Standarde unike në tërë Ballkanin Perëndimor
Lokale

Standarde unike në tërë Ballkanin Perëndimor

10.Sep.2012 08:37
0
Deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm shqiptarë, serb apo edhe ndërkombëtarë, për nisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë muajit shtator, kanë nxitur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, që të kërkojnë përfshirjen e tyre në këtë proces i cili konsiderohet të jetë historik, duke pas për bazë nivelin e lartë të përfaqësuesve që do të marrin pjesë në bisedimet e paralajmëruara. Përfshirja e Luginës, konsiderohet e domosdoshme në mënyrë që të krijohen të ashtuquajturat standarde unike të cilat do të vlejnë në tërë Ballkanin Perëndimor. Shaip Kamberi, nënkryetar i PVD-së, ka deklaruar për Preshevanews, se “për shqiptarët e Luginës, është e papranueshme që Serbia të ketë mundësi dhe të ketë të drejta që të ndihmoj në forma të ndryshme serbët e Kosovës, ndërkohë që Kosova tash për tash këtë ndihmë nuk ja jep shqiptarëve të Luginës së Preshevës. As me investimet e drejtpërdrejta as me investimet e drejtpërdrejt në rrjedhat e mundshme politike. Prandaj është e detyrueshme që Lugina e Preshevës të jetë prezentë në bisedimet që do të zhvillohen në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në aspekt të respektimit të reciprocitetit në të drejta të shqiptarëve të këtij rajoni, me të drejtat e serbëve, për të krijuar standarde unike të cilat do të vlejnë në tërë Ballkanin Perëndimorë", ka përfunduar Kamberi. Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Msuliu, ka ftuar për aktivizim në çastin e fundit edhe faktorin ndërkombëtar siç është shprehur për të shpëtuar të paktën Luginën e Preshevës. “Deri sa po bisedohet për veriun e Kosovës, ku do të mbetet Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Me automatizëm po preket një pjesë  e Kosovës, atëherë pse mos të preket edhe pjesa tjetër e Kosovës, Presheva, Medvegja dhe Buajnoci. Atëherë duhet bëhet një balancim, duke e  ditur se asnjërën nga këto dy pjesë nuk i kontrollon Kosova, as veriun e as Luginën e Preshevës, por, është momenti që edhe faktori ndërkombëtar të aktivizohet që së paku të shpëtohet Lugina e Preshevës", ka thënë ndër të tjera Musliu. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, janë pjesëmarrës të të gjitha proceseve për ruajtjen e paqes në rajon, ndërkohë që kontributi i tyre për jetësimin e Pavarësisë së Kosovës, ka qenë mjaftë aktiv dhe është i pamohueshëm. Lugina e Preshevës, disa herë ka shpreh vullnetin e saj  për përfshirje në dinamikën e rrjedhave në rajon, krahas interesave të përgjithshme të shqiptarëve në Kosovë, madje për një gjë të tillë ndër vlerat kapitale është  Referendumi i vitit 1992, lufta e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe përkrahja e proceseve të deri tashme për jetësimin e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, përfshirja e shqiptarëve të Luginës në bisedimet që pritet të nisin konsiderohet domosdoshmëri për ruajtjen e substancës kombëtare edhe në këto troje etnike./Titulli.com/
Davenport: Dua të vazhdojë bashkëpunimin me Arifin (foto)
Vetëvritet polici i SP të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration