Talenti nga Tërnoci që frymëzimin e gjen në muzikë (video)
Lokale

Talenti nga Tërnoci që frymëzimin e gjen në muzikë (video)

08.Sep.2012 20:49
0
Ka filluar të merret me muzikë nga mosha 15 vjeçare, quhet Fatmir Fejzullahu, ndërsa shokët e njohin si Dj Fati. Ndoshta pak i njohur për ju, por këngët e tij të zhanrit RNB janë mjaftë të dëgjuara në mesin e të rinjve nga Lugina. Kënga “E vetmja je ti Tina” që këndohet nga Dj Fati (Fatmir Fejzullahu) në bashkëpunim me Maji Danger ka arrit shikueshmëri të lartë në kanalin e tyre në youtube duke kaluar 100 mijë shikime. Siç tha për Titullin, 19 vjeçari Dj Fati, në fillim e nisi si producent (beat makers) , ndërsa pas një kohe filloi bashkëpunimin me grupin preshevar “Striqka” ku më pas u bë pjesë e tyre. Deri tani ka përpunuar më shumë se 10 beat-instrumentale. Kënga e cila u shndërrua në hit ishte Money Money e grupit “Striqka” dhe Dj Fatit. Përveç bashkëpunimit në Luginë këngëtari nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, ka bashkëpunuar edhe me grupe tjera nga vendet fqinje. Një bashkëpunim të mirë kishte me Tensioni-G “Tash shko” - këngëtar nga Gjilani, me Maksin nga grupi Etna nga Ferizaji – kënga “Kujt i thua dashuri”, ndërsa bashkëpunimi i fundit është me Leotrim Kastratin nga Bujanoc-kënga “Loti rrjedh nga syri”. Dj Fati premtoi se në të ardhmen do të nxjerr  një video klip, ndërsa bashkëpunimi e tij do ta vazhdojë edhe me grupe si MCM MetKilla nga Vushtrija si dhe Petro G nga Prishtina. Nga biseda jonë me Dj Fatin (Fatmir Fejzullahun) arritëm të zbulojmë se ai nuk do të zhgënjejë fansat e tij, pasi ka energji dhe plane të shumta për të ardhmen./Titulli.com/ http://youtu.be/tUkq1WJez4k
Vetëvritet polici i SP të Bujanocit
Reagon Orhan Rexhepi, e sqaron Titulli
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration