Vendim zyrtar: Xhamitë hapen ditën e premte, namazi me masa nga organet kompetente
Lokale

Vendim zyrtar: Xhamitë hapen ditën e premte, namazi me masa nga organet kompetente

07.May.2020 15:26
0

Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë ka marrë vendim për hapjen e xhamive për kryerjen e ritualeve fetare në, para së gjithash faljen e pesë namazeve ditore , namazit të xhumasë dhe tetë rekateve të namazit të teravihëve, duke respektuar të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Ky vendimi mbi hapjen e xhamive hyn në fuqi të premten  më datë 08.05.2020, nga namazi i xhumasë. 

Më poshtë e keni vendimin e plotë nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë të përkthyer nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë:

VENDIM

Pas marrjes së vendimeve mbi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore të cilat u patën shpallur për shkak të pandemisë së korona virusit COVID 19, duke respektuar instruksionet dhe rekomandimet e organeve kompetente dhe të trupave profesionale me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të korona virusit dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve , Meshihati i Bashkësisë islame në Serbi fton të gjithë pjesëtarët e islamit në territorin e Republikës së Serbisë për seriozitet maksimal ndaj shëndetit personal dhe shëndetit të të tjerëve , si dhe për përmbajtjen e të gjitha masave preventive dhe të sjelljes së përgjegjshme përgjithësisht deri sa të ekzistojë rreziku nga infektimi.

Duke pasur parasysh se masat paraprake tregojnë se rreziku nga përhapja e sëmundjes është zvogëluar dhe se jeta po i kthehet rrjedhave normale, Meshihati sjell vendimin për hapjen e xhamive për kryerjen e ritualeve fetare në to, para së gjithash faljen e pesë namazeve ditore , namazit të xhumasë dhe tetë rekateve të namazit të teravihëve, duke respektuar të gjitha masat e marra nga organet kompetente. Vendimi mbi hapjen e xhamive hyn në fuqi të premten , më datë 08.05.2020, nga namazi i xhumasë.

Apelohet deri te të gjithë besimtarët dhe besimtaret , posaçërisht te ata që janë më të vjetër se 65 vjeç dhe te ata të cilët kanë çfarëdo lloj problemesh shëndetësore që , me qëllim të ruajtjes së shëndetit personal dhe shëndetit të të tjerëve, edhe më tutje të përmbahen nga ardhja nëpër xhamia , si dhe që namazet ditore , si deri më tani , t’i falin nëpër shtëpitë e tyre.

I rekomandohet imamëve dhe këshillave të xhemateve që në hyrje të xhamive të sigurojnë mjete për dezinfektim të këpucëve ( syngjer me klor) dhe dezinfektues për duar në të cilën do të kenë qasje të gjithë xhematlinjtë.
Përcaktohet që,në funksion të mbajtjes së higjienës nëpër xhamia, patjetër abdesi të merret nëpër shtëpia , secili xhematli të merr me veti sexhaden kur të niset për në xhami, si dhe ndalohet nëpër xhamia shfrytëzimi i shadërvaneve , abdes-haneve dhe tualeteve.

Përcaktohet që, në përputhje me rekomandimet e organeve kompetente , mbajtja e maskave të jetë obliguese , të mbahet distanca fizike në mesin e personave që falen, të shmanget përshëndetja e njëri tjetrit me duar , si dhe përdorimi i tespihëve të xhamisë.

I rekomandohet të gjithë imamëve, posaçërisht hatibëve , që maksimalisht ta shkurtojnë kohën e zgjatjes së kryerjeve të namazeve dhe hytbes, si dhe që të shmangen ligjëratat dhe derset para dhe pas namazit në mënyrë që qëndrimi në xhami të jetë sa më i shkurtër. Për këtë qëllim edhe më tutje, lutja e përbashkët në namazin e xhumasë duhet të bëhet pas farzit të xhumasë.

I rekomandohet imamëve dhe këshillave të xhemateve që të mos lejojnë qëndrimin e panevojshëm nëpër xhamia, si dhe që hapësirat në të cilat kryhen ritualet shpesh t’i pastrojnë , t’i dezinfektojnë dhe t’i ajrosin.
Ndalohet ardhja në xhami e personave me infeksione respiratore – të frymëmarrjes, ata të cilët kanë temperaturë të ngritur, kollitje, rrjedhje të hundës dhe të ngjashme , si dhe të gjitha grupeve që janë në rrezik.
Ndalohet sjellja e fëmijëve të vegjël në xhami me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre si dhe për qëllim të lirimit të hapësirës së xhamisë për ata të cilët e kanë obligim faljen e namazit.

Edhe më tutje mbetet në fuqi vendimi mbi shmangien e mbajtjes së tubimeve masive : të mevludeve, kurorëzimeve, mësimit nëpër mektebe të xhamive, si dhe këndimi i mukabeleve të përbashkëta gjatë Ramazanit, organizimi i iftareve të përbashkëta, falja e teravihëve me hatme dhe namazi i natës.

Ftohen pjesëtarët e Bashkësisë islame që të vazhdojnë të mbajnë higjienë maksimale, që nënkupton larje të rregullt të duarve, marrja e abdesit , larja personale dhe ajrosja e hapësirave të banimit, si dhe përdorimi i mjeteve dezinfektuese.

KRYETARI I MESHIHATIT
Myftiu dr. Mevlud ef. Dudiq

 
Mehmeti nga KKSH: Serbia po diskriminon edhe median shqipe në Luginë të Preshevës
Kamberi: Presim vendimin e Ministrisë për masat tjera konkrete për qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration