Kamberi: Presim vendimin e Ministrisë për masat tjera konkrete për qytetarët
Lokale

Kamberi: Presim vendimin e Ministrisë për masat tjera konkrete për qytetarët

08.May.2020 01:19
0

Shtabi për Situata të Jashtëzakonëshme i komunës së Bujanocit gjatë seancës së nëntë ka aprovuar konkluzion për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme kryesisht masës kryesore orës policore.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi njëherit edhe komandant i këtij shtabi theksoi se lufta me virusin nuk ka përfunduar por ajo që dihet se më nuk do të ketë urdhëresa por rekomandime për qytetarët.

“Presim që Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të përcaktojë një orarë të ri të punës apo ti kthehemi orarit të vjetër dhe presim se cilat masa konkrete do të ndermerren”, u shpreh Kamberi.

Ai theksoi se pritet vendimi i shtabit republikan se cilat masa do ti përcaktojë dhe në bazë të këtyre do të vepron edhe komuna.

Sipas tij distanca sociale e masa tjera do të mbesin në fuqi derisa të vazhdojë lufta me korona virusin në nivel vendi.

Kuvendi i Serbisë ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi  më 6 maj e cila ishte vendosur për shkak të gjendjes se pandemisë së korona virusit më 15 mars./Titulli.com/
Vendim zyrtar: Xhamitë hapen ditën e premte, namazi me masa nga organet kompetente
Kurti: S’kam dilema, ka marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiqit dhe Lugina e Preshevës kompensim?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration