Vendim zyrtar: Hyrja në Serbi me PCR test ose 10 ditë izolim
Lokale

Vendim zyrtar: Hyrja në Serbi me PCR test ose 10 ditë izolim

14.Dec.2020 19:13
0

Ministrja e Punës dhe anëtare e Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë, Darija Kisiq Tepavceviq,  pas  mbledhjet së sotme theksoi se masat ekzistuese rigoroze do të jenë në fuqi në Serbi deri të premten, transmeton Ttiulli.com.

Ajo gjithashtu tha se është marrë një vendim për testin e detyrueshëm PCR për shtetasit e huaj që vijnë në Serbi nga 20 dhjetori deri më 10 janar.

"Për qytetarët tanë, ne e dimë që Kushtetuta garanton hyrjen e tyre në vend, ata janë të mirëpritur këtu dhe nëse nuk kanë një test PCR ata do të jenë të detyruar të jenë në izolim në shtëpi për 10 ditë, të cilin mund ta ndalojnë nëse bëjnë një test PCR dhe rezulton negative”, tha ministrja Tepavceviq.

Sipas saj masat kufizuese aktuale do të jenë në fuqi  deri të Premten, 18 Dhjetor dhe pas kësaj do të mblidhet prap shtabi i krizave dhe do të vlerësojnë se a do të sjellin masa të reja./Titulli.com/

Lista e kryesisë së PDSH-së dhe deklarata politike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration