Veloviq, garanton ‘paqen’ e Luginës me xhandarmëri
Lokale

Veloviq, garanton ‘paqen’ e Luginës me xhandarmëri

27.Jul.2013 20:17
0
Drejtori i Policisë së Serbisë Milorad Veloviq ka deklaruar sot se gjatë ditëve të ardhshme do të dihet se kush do të udhëheqë me xhandarmërinë pas ndërrimit të kreut të saj Bratislav Dikiq.
Drejtoria e Policisë ka rreth 38.000 persona dhe ne me siguri nuk do të lejojmë që politika të bëjë presion kundër nesh, sepse në këtë rast nuk do të ishim ata që jemi “në shërbim të popullit”, ka thënë ai, njofton FoNet. Veloviq, i cili sot ka vizituar kufirin e Serbisë me Kosovën në zonën e sigurisë tokësore të Bujanocit e të Preshevës, ka thënë se “ interesi ynë është të mbrojmë çdo shqiptar e serb dhe secilin tjetër sepse në “Preshevë ose në Bujanoc duhet jetuar i lirë sikur në Beograd, Novi Sad e Uzhicë”, ka thënë Veloviq duke shtuar se situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë porse, siç theksoi, policia duhet të jetë e gatshme për çdo gjë.
Familja Sylejmani nga Presheva bëhet me shtëpi (foto & video)
Kaos në Konçul, kolona me kilometra (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration