Familja Sylejmani nga Presheva bëhet me shtëpi (foto & video)
Lokale

Familja Sylejmani nga Presheva bëhet me shtëpi (foto & video)

28.Jul.2013 19:22
0
Edhe një familje e varfër me kulm mbi kokë. Asllan Sylejmani sot ka pranuar çelësat e shtëpisë së ndërtuar për të dhe familjen e tij në kuadër të projektit “Strehimi” të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA). qsa-shtepia-2“Falënderojë të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e shtëpisë duke ju shpreh mirënjohje për përmirësimin e kushteve të jetesës”, u shpreh sot Asllan Sylejmani pas dorëzimit të çelësave nga donatori kryesor për ndërtimin e kësaj shtëpie, Mustaf Fazliu nga Tërnoci, me banim në perëndim. Në prononcimin e tij, donatori Mustafë Fazliu falënderoi Zotin që ia ka mundësuar që të bëhet shkaktar që një familje në nevojë t’ia sigurojë kulmin mbi kokë. Ai apeloi për solidaritet tek e gjithë popullata, sidomos ato familje pa kulm mbi kokë dhe shprehi gatishmërinë për të kontribuuar edhe mëtej në këtë projekt.qsa-shtepia-4 QSA me seli në Preshevë, e cila ishte organizatore për grumbullimin e donacioneve dhe ndërtimin e shtëpisë për familjen Sylejmani, falënderon të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në ndërtimin dhe mobilimin e shtëpisë me të gjitha mjetet e nevojshme për një jetë normale. Kryetari i QSA-së Lejlan Sadiku falënderoi bashkatdhetarin Mustafë Fazliun dhe të gjithë kontribuuesit tjerë në realizimin e këtij projekti, duke theksuar se në Luginë të Preshevës ekzistojnë shumë familje të tjera që ka nevojë për t’iu siguruar kulmin mbi kokë. “Për të ndihmuar këtë popull nevojitet mobilizim i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, institucionet lokale e qendrore, organizatat qeveritare dhe joqeveritare që mbulojnë fushat humanitare e sociale, që bashkërisht të zgjidhin problemet akute të popullatës së varfër në Luginë”, tha Sadiku me rastin e dorëzimit të shtëpisë. Në ndërtimi i shtëpisë së familjes Sylejmani kontribuuan një numër kompanish të poshtëshënuara. Ndërtimi i kësaj shtëpi ka kushtuar mbi 16 mijë euro, në të cilën me rreth 90 për qind ka kontribuar Mustafë Fazliu./Titulli.com/ [caption id="attachment_82069" align="aligncenter" width="672"]Shtepia e vjeter dhe shtepia e sapondertuar Shtepia e vjeter dhe shtepia e sapondertuar[/caption] Donatorët për shtëpinë e familjes Asllan Sylejmanit:
  1. Mustafë Fazliu nga Tërnoci
  2. Kompania “Bici commerce” Samolicë, Bujanoc
  3. Kompania “Majanca” Preshevë
  4. Kompania “Alpina Tri Company” Preshevë
  5. Kompania “Kamberi” Preshevë
  6. Kompania “Agrokultura” Preshevë
  7. Kompania “Nimeti” Preshevë
  8. Kompania “Vëllezërit Dezim” Corroticë, Preshevë
  9. Kompania “Besa commerce” Preshevë
  10. Kompania “Driloni” Geraj, Preshevë
  11. Kompania “Rexhepi commerce” Miratoc, Preshevë
  12. Kompania “Eleganca” Preshevë
  13. Kompania “Flamuri” Preshevë
  14. Kompania “Arta” Preshevë
  15. Kompania “Jetoni” Preshevë
http://youtu.be/yo1yrKeNSwg
Stankoviq: Po na provokojnë hakerët shqiptarë!? (foto)
Veloviq, garanton ‘paqen’ e Luginës me xhandarmëri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration