Lokale
“Vëllai i madh” në vizitë në Bujanoc (foto & video)
[caption id="attachment_41332" align="aligncenter" width="576"] Arifi gjatë takimit me delegacionin norvegjez në zyrën e tij[/caption]
Komuna e binjakëzuar norvegjeze sot u përfaqësua në Bujanoc me drejtuesin e kësaj komune për të mësuar më shumë se si i ka hallet “vëllai i vogël”
“Binjakët” Espen Granberg Johnsen dhe Nagip Arifi, të dy kryetar të komunave përkatëse u përshëndetën ngrohtësisht në zyrën e këtij të fundit.
Vizitën e Johnsen, Arifi e ka vlerësuar si shenjë e rikthimit të bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe Lillehammerit e cila u binjakëzua gjatë mandatit të parë të kryetarit Nagip Arifi.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat e mëhershme si dhe në atë të arsimit.
“Kjo ishte një mundësi e mirë që të njihem me ju dhe Bujanocin”, kështu e filloi fjalimin e tij për gazetarë kryetari i komunës së Lillehammerit Espen Granberg Johnsen, duke shtuar se ky është qëndrimi i tij i parë në këtë komunë.
“Ne në Lillehammer jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi pasur me Bujanocin viteve të shkuara, dhe njohja do të na ndihmojë që të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtutjeshëm”, tha mes tjerash Joansen.
Ndërsa, Arifi nënvizoi se bashkëpunimi do të vazhdojë aty ku ka mbetur. “Unë në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit falënderoj kryetarin e Lillehammerit për punë që ka bërë kjo komunë por edhe “Nansen Dialog Center”, pasi që qytetarët e komunës së Bujanocit kanë pas mundësi të njoftohen me kulturën dhe zhvillimin e kësaj komune norvegjeze me vizitat që i kanë bërë në këtë komunë.
Gjatë qëndrimit të delegacionit nga Norvegjia ata qëndruan edhe në mbledhjen e këshillit Komunal që në atë moment po zhvillonin seancën e dhjetë./Titulli.com/
[caption id="attachment_41331" align="aligncenter" width="576"] Espen Granberg Johnsen (majtas) gjatë seancës së Këshillit Komunal me Nagip Arifin[/caption]
http://youtu.be/LbquObrmg30
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!