Lokale
Ekskluzive: Lugina promovon “librin” elektronik - ’’Amaneti i Ribashkimit’’
Veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare nga Kosova Lindore, Besnik Hysa, në prag të 100 vjetorit të (pa)varësisë së gjysmë shtetit shqiptar vjen me librin e tij ’’Amaneti i Ribashkimit’’.
Ashtu siç kemi lajmëruar më herët se të drejtën ekskluzive në Luginë për publikim e këtij libri e mban portali i pavarur shqiptar ‘’Titulli’’.
Autori me veprën e tij godet edhe kësaj radhe trurin dhe ndërgjegjen e përgjumur të çdo shqiptari, sikurse muratori që godet me çekan murin, mbi rendësin e ridefinimit të politikës shqiptare, para ferrit të ardhshëm shqiptar të quajtur Bashkim Evropian.
Qëllimi parësorë ka vetëdijesimin e njeriun të thjeshtë shqiptarë dhe t’ia kujtoj edhe një herë se Ai është dikush, dhe me të nuk mundet të luaj askush, qoftë vendor apo i huaji (fqinjët, ndërkombëtarët). Qëllimi dytësorë është të nxisë bisedën në takime, ndeja, zyrtare e jo-zyrtare, në publicistikën shqiptare, dhe media te të gjithë shtresat e shoqërisë pa dallim moshe e gjinie për temën e Ribashkimit Kombëtar, me qëllim që të mos trajtohet më si temë e ndaluar dhe të kalohet nga etapa e fjalëve në ato të veprave.
Mendimet e autorit nuk duhen të kuptohen si të ngurta dhe të padiskutueshme - por vetëm si pikënisje dhe orientim për ekspert të fushave të ndryshme dhe veprimtarëve me përvojë që merren me çështjen e Ribashkimit - e që duhet të plotësohen dhe pasurohen me mendimet e tyre duke iu përshtatur kohës, mundësive dhe rrethanave në tërësi./Titulli.com/
Librin elektronik mundë ta shkarkoni këtu: Amaneti i Ribashkimit:
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!