Vdes nxënësi shqiptar gjatë orarit mësimorë Raincë të Preshevës
Një gjashtëvjeçar me inicialet F.J, nxënës i klasës së parë të shkollës fillore “Zenel Hajdini “në fshatin Raincë të Preshevës ka vdekur në rrethana të paqarta në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor, shkruan Titulli.com.
Nga ministria e Arsimit të Serbisë i kanë thënë Tanjugut se publiku do të informohet për detajet kur të mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme, përcjell Titulli.com
“Ne kemi rënë në kontakt me autoritetet në mënyrë që të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kur kemi të gjithë informacionin e nevojshëm publiku do të informohet në kohën e duhur”, thanë nga kjo ministri./Titulli.com/