Komuna e Preshevës ndan subvencione për 48 biznese (lista e përfituesve)
Komuna e Preshevës ndanë subvencione për zhvillimin e ndërmarrësisë për vitin 2018 me vlerë prej 10,000,000 dinarë me gjithsej 48 përfitues, 17 biznese të reja dhe 31 biznese ekzistues, ku janë krijuar së paku 40 vende të reja të punës
"Projektin për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në komunën e Preshevës e ka zbatuar komuna e Preshevës në bashkëpunim me agjencionin e akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci, Qendrën për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.Qëllimi i përgjitshmëm i projektit është avancimi i zhvillimit të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe ndërmarrësisë në përgjithësi, rritjen e volumit të shitjes, avancimin e eksportit, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës", thuhet në njoftimin e komunës.