Lokale
Vatra: Parlamenti i Kosovës ka fyer një pjesë të trungut të vet
Shoqata,,VATRA” me seli në Gjilan, që tubon shqiptarët e dëbuar nga Kosova Lindore, për mes njëreagimi të saj ka shprehur indinjatën sic thuhet të talljes që kanë bërëdeputetët e Parlamentit të Kosovës në mos aprovimin e rezolutës.
“Nekishim sy e veshë të drejtuar nga Kosova, për të kërkuar ndihmën sickërkon vëllai vëllaut, por mbështetja nuk erdhi dhe zhgënjimi është imadh tek të gjithë shqiptarët e Kosovës Lindore që priten këtëmbështeje”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra për Informim të Shoqatës,,VATRA”.
Në reagim më pas vihet në spikamë interferimet evazhdueshme të politikës kosovare në veprimet që kanë të bëjnë me shqiptarët e Luginës. “Kur ne merreshim me qështje më të vogla,akuzoheshim nga disa për mospunë! Ndërsa tani kur kemi filluar tëmerremi me punë më serioze, përsëri gjenden njerëz që na akuzojnë. Pseme atë, pse me këtë? Pse s`më pyete mua? Pse nuk e pyete atë? Kë duhettë pyesim ne? Jemi konsulltuar me të gjitha partitë relevante”. Nëreagim vërehen tona të thella të zhgënjimit në paraqitjet e deputetëvetë Parlamentit të Kosovës të cilët për kundër fjalimeve patetike përmbështetje lëshuan sallën dhe për mungesë kuorumi bënë që të mosaprovohohet rezoluta.
“ Ne kemi qenë shumë të sigurt se Rezoluta do tëkalojë pa kurfarë pengese, por kishim gabuar, sepse jo që nuk kaloi, porkemi vlerësuar se janë tallur me atë pjesë të trojeve etnike dhe me atëpopull të shumëvuajtur. Ndryshe, si mund të arsyetohet fakti se nukpaska kuorum?! Deputetët shqiptarë, me ndërhyrje të vogla të gjithëishin të pajtimit që këto kërkesa të kalojnë, madje kishte të atillë kurthonin se, “jemi vonuar, por përkundër gjithë kësaj nuk patëmrezolutë”. Thuhet në mes të tjerash në reagim, ndërkohe që nuk lihet pae përmenduar gjithë atë që ka bërë Kosova Lindore për të mbështeturkauzën e Kosovës deri shpalljen e Pavarsisë.
Reagimi i shoqatës “Vatra”,përfundon me lutjen dhe shpresën se Parlamenti i Kosovës do të jetë më ipërkushtuar në mbështetjen e shqiptarëve të mbetur në Kosovën Lindore.Shoqata “VATRA”, përfaqëson në Anamoravë rreth 13 mijë shqiptarë tëdëbuar nga Kosova Lindore, nga rreth 30 mijë sa vlersohen të jënë në gjithë vendin.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!