Lokale
Hapet shkolla verore "Interneti -Fuqia e Kohës"
Portali Informativ TITULLI hapë shkollën për gazetarë dhe administrator të mediave online “Interneti -Fuqia e Kohës”.
Kjo shkollë ka për qëllim aftësimin e gjeneratës së re të punonjësve në media-online dhe përgatitjen e kuadrit të ri për punë në gazetari e media në përgjithësi.
Shkolla për gazetarë dhe administrator në media-online do të zgjasë 3 muaj dhe kandidatët do të përfitojnë njohuri bazë në gazetari dhe punë në media-online. Andaj ftohen të gjithë të interesuarit të paraqiten me një biografi të shkurtët (CV) në zyrat e redaksisë në Bujanoc, apo në postën elektronike info@titulli.com.
Ligjërues të kësaj shkolle janë gazetarë me përvojë të cilët kanë dëshmuar rezultate në gazetari dhe aftësimin e gjeneratave të reja në këtë fushë.
Pas përfundimit të shkollës, kandidatët e suksesshëm do të vazhdojnë bashkëpunimin me redaksinë e Titullit dhe gjithashtu do t’ju mundësohet trajnim shtesë në vendet e rajonit.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët deri në moshën 30 vjeҫare dhe kandidatët mundë të paraqiten deri më 28 qershor.
Portali Informativ TITULLI në bashkëpunim me Asociacionin e Mediave të Pavaruara të Luginës (AMPL) po ndihmon në avancimin e mediave, gazetarisë dhe rritjen e fuqisë mediale në këtë rajon.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!