Vakcinimi i qytetarëve kundër COVID 19 do të filloj nga e hëna
Shtabi për Situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të mbajtur më 16.01.2021 ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale për hapjen e pikave për imunizim kundër COVID 19.
Me këtë rast, anëtarët e Shtabit për Situata të jashtëzakonshme kanë caktuar objektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc si pikë për imunizimin e qytetarëve kundër Covid 19.
Vakcinimi do të fillojë nga e hëna, më datë 18.01.2021, kurse qytetarët e interesuar për vakcinim mund të aplikojnë në faqen zyrtare www.euprava.gov.rs
Në mes betejës kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID 19 dhe zbatimin e të gjitha masave, e një rëndësie të madhe është edhe imunizimi i popullatës, me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe në mënyrë efikase të eliminohet pandemia.
Tekst i publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit në Facebook.