Ministri i Shëndetësisë në Serbi: Mbi 19 mijë të vaksinuar kundër COVID-19
Në Serbi më shumë se 19.000 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19), deklaroi sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, Mirsad Gjerlek, transmeton Titulli.com.
"Çdokush që vaksinohet merr një informator. Vaksinimi në vetvete nuk është i dhimbshëm. Më shumë se 19.000 persona janë vaksinuar deri më tani dhe do të ketë 20.500 deri më sot", deklaroi Gjerlek për Radio Televizionin e Serbisë.
Ai gjithashtu njoftoi se vaksinimi do të fillojë nesër në Suboticë, Zrenjanin, Novi Sad, Krushevac, Nish.
Pas qytetarëve më të vjetër se 75 vjeç do të fillojë faza e parë B, e ndjekur nga qytetarët e moshës 64 deri 74 vjeç, tha Gjerlek, duke shtuar se do të jetë radha e tyre në varësi të situatës aktuale epidemiologjike dhe numrit të vaksinave.